Në një intervistë për FoNet, Feith ka thënë se mendimi këshillëdhënës i GJNDsë ofron mundësi për dialog konstruktiv ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dhe kjo është ajo që dëshiron ta shohë Brukseli.
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, nuk dëshiron të spekulojë mbi atë se cili do të jetë mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi pavarësinë e Kosovës, por mendon se pas dhënies së mendimit nga GJND, nuk do të hapet çështja e statusit dhe se mundësia e ndarjes është opsion i përjashtuar.
Në një intervistë për FoNet, Feith ka thënë se mendimi këshillëdhënës i GJNDsë ofron mundësi për dialog konstruktiv ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dhe kjo është ajo që dëshiron ta shohë Brukseli.
Si përfaqësues civil ndërkombëtar, duke folur në emër të vendeve që e kanë njohur Kosovën, më duhet të theksoj se nuk do të jetë e mundur që sërish të hapet çështja e statusit, ndërsa dialogu i mëtutjeshëm nuk duhet të ketë për qëllim ndarjen e Kosovës. Ekzistojnë vija të kuqe të caktuara, të cilat duhet të kihen në mendje, ka thënë Feith.