Kjo do të na mundësojë të marrim gaz me çmim të lirë, që do të thotë stabilitet energjetik për vendin, ka thënë Ivanov.
Gjiganti rus i gazit, kompania Gazprom është pajtuar që në projektin e saj madhor të gazit Rrjedha Jugore ta pranojë edhe Maqedoninë. Kështu ka njoftuar kryetari maqedonas Gjorge Ivanov, pas vizitës së tij në St. Petersburg, ku pati takime me krerët e kompanisë ruse, si dhe me kryetarin e Rusisë Dmitry Medvedev.
Kjo do të na mundësojë të marrim gaz me çmim të lirë, që do të thotë stabilitet energjetik për vendin, ka thënë Ivanov.
Projekti prej 900 km parashihet të vihet në funksion në vitin 2015 dhe ai do të sjellë gazin rus nëpër Ballkanin Perëndimor, për të vazhduar përmes dy degëzimeve nga Bullgaria për në Evropën perëndimore.
Tashmë në këtë projekt nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë përfshi Serbia dhe Kroacia.