E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Këtë mëngjes herët të 17 qershorit, 2010, bie shi i imët në Nju Xhersin verior. Jam pa gjumë dhe i shushatur nga kjo humbje. Dje në mëngjes më telefonoi aktori shqiptar Andrea Lekaj për të më dhënë lajmin e keq. Andrea e dinte që unë kam bërë një punë shkencore për rolin e Bekimit si një ikonë kulturore për Serbinë dhe botën shqipfolëse gjithashtu.
Ballkanit me dashuri... pėr Bekim Fehmiun









BRUCE WILLIAMS

Shumë larg nga Nju Xhersi, zemra ime shkon në Serbi dhe në botën shqipfolëse për humbjen e një personaliteti të kulturës i cili ishte model i më të mirës së Ballkanit, Bekim Fehmiu.

Trashëgimia e tij kulturore është kaq shumë pjesë e jetës sime, dhe unë do të vazhdoj ta konsideroj jo vetëm një artist të madh, por njëherësh një kërkues i vërtetë i paqes dhe mirëkuptimit.

Këtë mëngjes herët të 17 qershorit, 2010, bie shi i imët në Nju Xhersin verior. Jam pa gjumë dhe i shushatur nga kjo humbje. Dje në mëngjes më telefonoi aktori shqiptar Andrea Lekaj për të më dhënë lajmin e keq. Andrea e dinte që unë kam bërë një punë shkencore për rolin e Bekimit si një ikonë kulturore për Serbinë dhe botën shqipfolëse gjithashtu.

Guxoj të them Bekimi... ngaqë ndjej sikur e njihja disi. Besoj se ai do t'i kishte kuptuar përpjekjet e mia perëndimore për të kapur kompleksitetin dhe nuancat kulturore të veprës së tij dhe për t'i vendosur brenda një konteksti më të gjerë të kërkimit në Ballkan.

Dhe kështu besoj se të dy ne do të kishim ndarë gjërat e përbashkëta të njerëzve të thjeshtë. Këtu përfshihej magjepsja me kulturën shqiptare, vlerësimi i trashëgimisë artistike të ish Jugosllavisë, ose thjesht ëndja e teatrit rus, një lidhje e tillë do ta kish kapërcyer ndonjë kufizim timin për kontekstin dhe kuptimin e thellë të veprës së tij. Ose kështu besoj unë.

Për Bekim Fehmiun dëgjova për herë të parë kur isha 15 vjeç në Montana. Lajmi se do të vinte filmi "Aventurat" e Lewis Gilbert më mbushi me gëzim dhe guxim, sa për të ikur prej atij qyteti të vogël ku isha rritur. Kishte foto të një aktori të mrekullueshëm jugosllav me Anna Moffo, Olivia de Havilland, Leigh Taylor-Young. Dhe papritur, e identifikova veten me të dhe imagjinoja...

Frojdi ndoshta e kishte shpjeguar këtë, por ajo përshtypje u bë pjesë e mozaikut që përfundimisht do të forconte dashurinë time për Ballkanin.
Tri vjet më vonë do të krijoja një ide për Shqipërinë. Por vetëm në fillim të vitit 1980 do të bashkëpunoja me shqiptarë etnikë dhe fillova të kuptoj ndërlikimet e rajonit.

Nisa një kërkim personal që, në një masë të vogël i shëmbëllente kërkimit të Edith Durhamit. Dhe Bekimi, të paktën Bekimi im i fshehtë, ishte një element kyç në këtë proces.

Bekim Fehmiu ishte një nga personalitetet më sfidante të shekullit të njëzetë që kishin të bënin me çështje të gjuhës dhe të identitetit kulturor.

Tmerrësisht krenar për rrënjët e tij shqiptare, ai ishte megjithatë pjesë përbërëse e skenës kulturore jugosllave. Edhe në rolin e një Rubirosa pseudo-Porfirio, playboy i famshëm domenikan, u shfaq diçka nga trashëgimia e tij shumëkulturore.

Në rolet e tij në filma amerikanë apo evropianë ka pasur gjithnjë një element që refuzonte kontrollin nga etnia apo konteksti dhe na detyronte ne për të shkuar më tej, për t'u përpjekur dhe për të kuptuar thjesht atë që duhej nga ky aktor që na kishte hutuar dhe pushtuar tashmë.

Në vitin 2004 në Tiranë, pata mundësinë të shihja një dokumentar për vizitën e Bekim Fehmiut në Shqipëri në vitin 1972.

Një film kyç që tani mund të shihet dhe në internet, kjo vepër parashikonte atë çka aktori do të kërkonte më vonë në punën e tij, pikëtakimin e dy botëve Shqipërisë dhe Serbisë dhe nevojën për të kapërcyer dallimet kulturore dhe politike.

Një ëndërr e tillë u realizua pjesërisht tridhjetë vjet më vonë me shkëmbimin e studentëve të filmit, nismë e Shkollës së Filmit të Akademisë Serbe të Arteve dhe Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi në Shqipëri.

Më vonë pata kënaqësinë e madhe të këqyr autobiografinë e Bekimit. Me gjithë njohjen time të kufizuar në leximin e serbishtes, rroka thelbin e një sërë paragrafësh të kësaj vepre dhe jam i mendimit që përbën një kapitull domethënës për enigmën e Ballkanit.

Nëse gjithkush i përfshirë do t'i njihte mendjehollësitë e Bekimit, me siguri që do të ishte shmangur një luftë. Unë jam i bindur se ky libër ka qenë i dobishëm për një kuptim më të thellë të Shqipërisë së madhe nga ana e Serbisë.
E pranoj, jam i ndërgjegjshëm se njohja që kam për Ballkanin është e sipërfaqshme. Shumë nga ndërlikimet e rajonit nuk mund të kuptohen kollaj nga një akademik i Perëndimit.

Megjithatë, jam i sigurt që Bekim Fehmiu luajti një rol të rëndësishëm në rikonfigurimin e peizazhit kulturor në këtë anë të trazuar dhe magjepsëse të botës.
I jam pranë Brankës, familjes së Bekimit, miqve dhe kolegëve që do t'iu mungojë. Falemnderit, Bekim që na dhe dritë dhe shpresë.

The William Paterson University of New Jersey

Publikuar: 20.06.2010 | 16:27
Lexuar: 733 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime