Ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov në konferencën për shtyp njoftoi se deri te ata sot është dërguar vërejtje me shkrim dhe nëse ata këtë nuk e realizojnë, në pajtim me nenin 162 nga Ligji për arsim të lartë MASH-i do të marrë vendim për ndalesë të përkohshme për punë.
Universiteti ndërkombëtar në Strugë dhe Nju-Jork kolexhi nga Shkupi kanë afat prej 40 ditësh t'i mënjanojnë joligjshmëritë me ç'rast kontrolli i ka konfirmuar Inspeltorati shtetëror i arsimit (ISHA).
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov në konferencën për shtyp njoftoi se deri te ata sot është dërguar vërejtje me shkrim dhe nëse ata këtë nuk e realizojnë, në pajtim me nenin 162 nga Ligji për arsim të lartë MASH-i do të marrë vendim për ndalesë të përkohshme për punë.
Tek Universiteti ndërkombëtar në Strugë janë konstatuar shkelje serioze të ligjit - ai kryen veprimtari të arsimit të lartë pa marrë akreditim dhe regjistrim të studentëve në ciklin e dytë para se të miratohet vendim për atë nga Këshilli për akreditim dhe pa vendim të MASH-it për realiueshmëri të kushteve.
Gjithashtu, atje janë regjistruar pa nostifikim, të cilët nuk kanë dhënë maturë shtetërore dhe të cilët kanë përfunduar arsim të mesëm trevjeçar. Në Nju-Jork kolexhin, madje, duhet të realizohen kushtet ligjore minimale për numrin e kuadrit arsimor që duhet të angazhohet në një institucion të marsimit të lartë.
"Nuk kemi qëllim të mbyllim universitete, por kemi qëndrim të qartë dhe vendosës që të gjitha institucionet e arsimit të lartë të punojnë në pajtim me ligjin. Nuk guxojmë të lejojmë që sistemi arsimor në Republikën e Maqedonisë të rrezikohet.
Apeloj deri te të gjitha universitetet, edhe publike dhe private, tërësisht ta realizojnë punën e tyre me Ligjin për arsim të lartë dhe tërësisht dhe denjësisht t'i respektojnë dispozitat ligjore. Nuk guxojmë të lejojmë të degradohet funksioni i arsimit të lartë në Maqedoni. Qëllimi ynë është të sigurojmë sistem arsimor stabil të arsimit të lartë", tha Todorov.
Deri tani është kryer mbikëqyrje edhe e universiteteve tjera private dhe publike, ndërsa kontrolle do të ketë edhe në periudhën e ardhshme. Tek universitetet shtetërore janë konfirmuar parregullshmëri, por jo serioze, por edhe për ata janë parashtruar kallëzime penale për personat përgjegjës. Josekuenca ka edhe në Universitetin Shtetëror të Teteovës, por Todorov nuk saktësoi se çfarë sepse inspektimi atje ende është në vijim.
Drejtori i Inspektoratit shtetëror të arsimit Xhorxhe Arsov njoftoi se USHT-në inspektimi tani është në fazë të dhënies së vemdimeve me vërejtje në kohë të caktuar t'i tejkalojnë problemet, si diplomat e josofistifikuara të studentëve, mosrespektim të rregullativës për avancim të disa profesorëve, ligjërim i profesorëve nga universitetet e tjera pa pajtueshmëri nga fakulteti amë etj.
"Këtë javë do të jepen vendimet adekuate dhe në qoftë se ato nuk mënjanohen problemet, do të pasojnë vetëm procedura kundërvajtëse dhe nuk do të shkohet në masën e fundit për mbyllje të përkohshme të universitetit", tha Arsov.
Tek shumë fakultete është konfirmuar se punojnë me akreditim nga Këshilli, por nuk kanë kërkuar nga MASH-i vendime për kushte për punë. Pjesa më e madhe e tyre, siç tha Arsov, pas vërejtjes të ISHA-së, për 15 ditë i kanë siguruar vendimet.
Krahas mbylljes së fakulteteve, për kundërvajtje serioze Ligji për arsim të lartë parasheh edhe dënim me të holla prej 30.000 deri 100.000 euro, ndërsa për personin përgjegjës edhe dënim em burg prej një deri tre vite