Por, ata që kanë filluar të mos pajtohen me përzgjedhjen e Angelinas për këtë rol, janë pjesëtarët e komunitetit afroamerikanë, të cilët konsiderojnë: "Angelina Jolie është shumë e bardhë që ta interpretojë Kleopatran.
Angelina Jolie, të cilën shumica e konsiderojnë aktoren më të bukur në botë, është gjendur nën thumbat e kritikës pasi që është njoftuar se asaj do ti takojë roli i udhëheqëses egjiptiane, Kleopatras, në filmin e ri të producentit, Scott Rudin. Rudin, të kujtojmë, planifikon të realizojë film biografik për Kleopatran, të bazuar në librin e autores Stacy Schiff "Cleopatra: A Life", e cila për Angelinan kishte thënë: "Fizikisht është e përkryer".
Por, ata që kanë filluar të mos pajtohen me përzgjedhjen e Angelinas për këtë rol, janë pjesëtarët e komunitetit afroamerikanë, të cilët konsiderojnë: "Angelina Jolie është shumë e bardhë që ta interpretojë Kleopatran.
Nuk është e rëndësishme se sa janë të mbushura buzët e Angelinas, sa fëmijë afrikanë i ka adoptuar dhe sa do ti nxihet teni para realizmit të filmit. Roli thjeshtë duhet ti takonte një të zezake. Çka është tjetra? Në tregimin për jetën e Sojourner Truth (ish-robëreshë, dhe luftëtare për të drejtat e femrave) rolin kryesor do të fitojë Betty White?", është vetëm njëri ndër komentet e të pakënaqurve.
Kleopatra nuk ka qenë aq e bukur si është përshkruar
Edhe ekspertët konsiderojnë se e bukura Angelina nuk është përzgjedhja më e mirë për rolin e Kleopatras. Për fillim, siç pohojnë ata, është shumë e gjatë, shumë e bukur dhe me peshë shumë më të dobët se sa Kleopatra, pamjen e të cilës e kanë vlerësuar në bazë të gjetjeve arkeologjike. "Për fat të keq të të gjithëve, sa më shumë që e studiojmë pamjen e Kleopatras, jemi më shumë të sigurt se tregimet për pamjen e saj të mrekullueshme, nuk janë të vërteta", tha një ekspert nga British Museum në Londër.