E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nën konsultimin me kolegun tim Malësorin si dhe kompozitorin Ilir Beranin erdhëm në përfundim me këtë vepër.
Ermelinda, ‘’Jeta ime ndryshe nga muzika’’











E lindur në Mal të Zi por prej kohës jeton dhe vepron në Gjermani. Këngëtarja me vokalin e ëmbël Ermelinda Lajcaj vjen me një projekt të ri i cili është ndryshe nga tjerët. Në këtë intervistë ju mund të mësoni më shumë gjëra rreth saj.

Këtë herë ktheheni me një projekt krejtësisht të veçantë! E kujt ishte ideja?

Nën konsultimin me kolegun tim Malësorin si dhe kompozitorin Ilir Beranin erdhëm në përfundim me këtë vepër.

Çfarë komentesh dëgjoni nga njerëzit tuaj të afërm dhe a e ndieni tundimin e shumë pyetjeve dhe paragjykimeve që ju adresohen juve?

Jam shumë e hapur për komentet që vijnë nga njerëz dashamirë dhe korrekt si positive apo negative, ndërsa komentet që nuk e meritojnë vëmendjen ju hapi dritatet dhe i merr era.

Ju jeni një këngëtare që ju karakterizon një karrierë e gjatë… A është e lodhshme të mbash emrin dhe famën?

Sigurisht që nuk është e lehtë por unë nuk e thelloj mendjen për të mbajtur famë apo emër, për mua muzika është kënaqësi e shpirtit dhe vetvetes dhe obligim në këtë drejtim për adhuruesit e mi. kjo është ajo që më preokupon dhe punoj me përkushtim dhe shumë kënaqësi.

Në të vërtet, si po gjendet Ermelinda në skenën e sotme…?

Ermelinda është Ermelinda, për mua skena është një vend i shenjtë dhe e respektoj me aq sa kam mundësi dhe me cka më karakterizon vet personaliteti im. Mendoj se aftësia dhe sfida kryesore e cdo artisti është që të gjejë vetveten dhe të rruaj kahjen pa kopjime.

ermelinda


A ka skena jonë vend për të gjithë këta këngëtarë dhe çka po ndodh me shijen dhe kriteret elementare?

Si në t´gjiatha sverat e jetes në trevat shqiptare, qe ásht në nji tranzicon, ashtu edhe arti i muzikes gjinet ende ne ket valë. Nese mund ta quaj orvatjeve apo hulumtimeve stilore. Ne jemi nji popull shum i zgjuar por edhe shum kurreshtar. Jemi dashamir te experimentalizmit. Kjo i ka anet pozitive po dhe ato negative. Se cila anë do të peshoj ma ránd, do ta kallzoj koha. Jam e principit që të baj puna sa má temelore. Mendoj se kjo asht vija që ndan vleren nga jovlera. Cdo gjá që asht kombtare dhe e knaq popullin, e mbart vlera dhe ásht e shejt te kontribohet ne kët drejtim. Parimi im ásht “ ta zberthejm dhe ta zhvillojm sa ma shum tonen se esht jona. E huja zdo bahet kurr e jona dhe e kunderta.”

Do të përmendnit ndonjë emër që mund të bëjë ‘boom’ në muzikë e që nuk ka hapësirë të duhur?

Pasi që jetoj në mërgim dhe nuk kam shumë kontakte të ngushta me talentët në vendlindje nuk mund të përmend ndonjë emër të vecantë por mendoj se duhet të ketë, këtë e dëshmojnë gjeneratat e reja në mërgim në vendet e perendimit që dridhin skenat në shumë lëmi.

Aktualisht çka e plotëson dhe çka e frikëson zemrën tuaj?

Zemrën time e plotëson dhe gëzon familja dhe muzika ndërsa e frikëson gjendja e popullit tim.

Cila ka qenë sakrifica më e madhe që ke bërë për dikë?

Mundohem ku kam mundësi të ndihmoj njerëzit që kanë nevojë dhe më kënaq kur arrij këtë.

Mendon se kush merret me art, e meriton të jetë e lumtur?

Nuk do ta formuloja ashtu mendoj se artistët janë engjujt e popullit, ata janë të parët që ngrejnë zërin sikur shohin gjërat përapa, jam e mendimit se lumturinë e meritojnë të gjithë njerëzit që punojnë me korektësi dhe përkushtim.

I lehtëson gjërat bukuria për femrat, a e kanë më të lehtë ato të gjejnë dashurinë?

Jo, jam dakord se bukuria ndoshta të ofron më shumë oferta por fjala sa janë prej tyre të sinqera ka mundësi me i seleksionu.

Ç’mendim keni për meshkujt? Shumë femra mendojnë se ata kanë më shumë fjalë sesa vepra?

Ndoshta kështu mendojnë dhe meshkujt për femrat, mendoj se këto veti i kanë një pjesë e të dy gjinive, sinqeriteti ka gjetur bazën e shëndoshë, kush dëhsiron mendoj se nuk është e vështirë të dallohet në ditët e sotshme.

Publikuar: 20.07.2015 | 11:57
Lexuar: 1169 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
Boni (22/07/2015 23:40:46) Bravo Ermelinda per muziken qe krijon- ke muzike me vlera artistike dhe kombetare...
I ke te gjitha vlerat...vetem vazhdo keshtu....

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime