E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hoteli i quajtur zyrtarisht Commercial Space Station, do të jetë në gjendje për të akomoduar 7 persona në katër kabina.
Rusia me Hotel në hapësirë në 2016-n
Njerëzit e pasur dhe të famshëm janë gjithnjë në kërkim të vendeve të reja dhe ekzotike për ti kaluar pushimet e tyre. Për t’iu përgjigjur kësaj nevoje, Orbital Technologies, një kompani publikuar planet e saj për të ndërtuar një nga hotelet më ekzotike. Ideja e tyre për të krijuar një hotel në hapësirë për përdorim komercial, është edhe në formë metaforike por edhe në kuptimin e plotë të fjalës, jashtë kësaj bote.

Hoteli i quajtur zyrtarisht Commercial Space Station, do të jetë në gjendje për të akomoduar 7 persona në katër kabina.

Hoteli do të jetë i vendosur në orbitën e tokës, në një lartësi prej 350 kilometra mbi sipërfaqen e tokës. Mysafirët do të jetë në gjendje për t’u çlodhur në pikën zero të gravitetit dhe mund të kalojnë kohën duke shikuar TV, shfletuar internetin, apo duke fjetur (si horizontalisht, ashtu dhe vertikalisht).

Në këtë hotel nuk do të rrjedhë uji, që do të thotë se pastrimi do të bëhet duke përdorur peceta dhe madje tualetet do t’i transportojnë mbeturinat nëpërmjet hedhjes nga ajri. Ushqimi do të përgatitet në Tokë, që nënkupton se do të jetë i ngrirë dhe i tharë, përpara se të serviret në hotel. Pushimet kanë vetëm një paketë standarde për mysafirët, e cila kushton afërsisht një milion dollarë. Kjo paketë përmban një qëndrim 5 ditor në Stacionin e Hapësirës Ekonomike dhe udhëtim dy ditor në dhe nga Stacioni Hapësinor nëpërmjet raketës Soyuz.

Publikuar: 21.07.2015 | 12:54
Lexuar: 854 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime