Në këtë konferencë, Universiteti Shtetëror i Tetovës u prezantua nga Shefi i Programit studimor të Informatikës, MSc. Florim Idrizi dhe asistenti i Informatikës MSc. Fisnik Dalipi.
Asistentët e Informatikës MSc. Fisnik Dalipi dhe MSc. Florim Idrizi referojnë në konferencë shkencore për IT në Tiranë
Në kryeqytetit e Republikës së Shqipërisë, Tiranë, më 17 dhe 18 qershor u organizua Konferenca shkencore Roli i teknologjisë së informacionit dhe komunikimi në zhvillimin e shoqërisë shqiptare". Kjo njëherit është konferenca e parë e këtij lloji, e organizuar nga Departamenti i Matematikës, Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar të Universitetit të Tiranës.
Në këtë konferencë, Universiteti Shtetëror i Tetovës u prezantua nga Shefi i Programit studimor të Informatikës, MSc. Florim Idrizi dhe asistenti i Informatikës MSc. Fisnik Dalipi.
Përfaqësuesit e USHT-së, në këtë Konferencë shkencore prezantuan punimin e tyre shkencor: Trendet e reja në zhvillimin softuerik: zhvillimi i aplikacioneve dhe web shërbimeve me metodologjinë Agjile.
Konferencën Roli i teknologjisë së informacionit dhe komunikimi në zhvillimin e shoqërisë shqiptare", e përshëndeti edhe Kryetari i Akademisë shqiptare të shkencave dhe arteve, Akademik Gudar Beqiraj, i cili me këtë rast theksoi se zhvillimi i vrullshëm i vendit dhe i ekonomisë na vendosin para sfidave të reja dhe teknologjia e informacionit është një mjet i domosdoshëm në këtë drejtim.
Epoka digjitale kërkon informacion dhe shpërndarjen e tij dhe kjo konferencë është një hap drejt kësaj rruge, theksoi akademik Gudar Beqiraj, duke shtuar se organizimi i konferencave të tilla shkencore duhet të shtrihen edhe në rajon.
Konferenca kishte për synim të krijojë një platformë ku diskutohen problemet e TI në shoqërinë shqiptare si dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e ekonomisë dhe industrisë në përgjithësi. Pjesë e fokusit të konferencës ishin edhe zhvillimi i tregut informatik, ku aktorët e këtij tregu u mirëpritën të japin opinionin dhe mendimet e tyre kritik në lidhje me të. Në këtë konferencë morën pjesë specialistë të TI, nga Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës dhe nga Republika e Maqedonisë.