"Ngjarja ka ndodhur herët në mëngjes, në hyrje të Vitisë. Nuk mund ta konfirmoj nëse bëhet fjalë për përleshje apo diçka tjetër, meqë hetimet po vazhdojnë", ka deklaruar zëdhënësi i policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani. Ai nuk kumtoi më shumë detaje për rastin, për motivet as kush kanë qenë sulmuesit.
Qenan Ademi (1981) dhe Qazim Bakija (1986) nga fshati Nikushtak i Likovës si dhe Qemal Agushi (1983) nga fshati Sllupçan, janë tre shtetasit e Maqedonisë të cilët u vranë sot në mëngjes në afërsi të Vitisë, pohoi policia kosovare.
Nga ana tjetër, në mesin e viktimave bëhet i ditur edhe emri i shtetasit të Kosovës, Bardhyl Fetahu.
"Ngjarja ka ndodhur herët në mëngjes, në hyrje të Vitisë. Nuk mund ta konfirmoj nëse bëhet fjalë për përleshje apo diçka tjetër, meqë hetimet po vazhdojnë", ka deklaruar zëdhënësi i policisë së Kosovës në Gjilan, Ismet Hashani. Ai nuk kumtoi më shumë detaje për rastin, për motivet as kush kanë qenë sulmuesit.
Ngjarjen e konfirmoi edhe ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankulloska.
"Kontaktuan me policinë kosovare rreth konfirmimit të identitetit të personave dhe kontrollin e qëndrimit të tyre, kalimin e kufirit, legalitatin e qëndrimit të tyre dhe posedimin eventual të ndonjë dosjeje kriminale. Gjatë ditës do të sigurojmë informacione për profilin e personave të cilët kanë humbur jetën në territorin e Kosvës", deklaroi Jankulloska në pauzën e tubimit profesional "Vende të rrezikshme (pikat e zeza) të rrugëve në Republikën e Maqedonisë".