E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Diva italiane, në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për “Good Morning America” tha se ishte e kënaqur me pamjen e saj edhe në këtë moshë që është.
80 vjeçarja Sofia Loren, e magjishme











Sophia Loren mund të jetë 80 – vjeç, por ajo vijon të mbetet një ikonë e padiskutueshme.

Fituesja e çmimit Oscar mori pjesë në premierën e filmit “Dark Places” në Los Angeles. Ajo mbante veshur një fustan të zi, të kombinuar me aksesorë të shndrritshëm e elegantë që i jepnin asaj sharm e finesë.

Diva italiane, në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për “Good Morning America” tha se ishte e kënaqur me pamjen e saj edhe në këtë moshë që është.

“Duhet të ndjekësh ligjet e jetës. Më pëlqen vetja kështu siç jam, më pëlqen lëkura që kam. Nuk dua që një kirurg plastik ta marrë këtë prej meje”, tha 80 – vjeçarja Loren.
Sophia Loren
Sophia Loren

Publikuar: 23.07.2015 | 12:53
Lexuar: 825 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime