E martë, 30.09.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Komunë të Çairit nuk ka deri tani të vendosur shtylla me flamuj shtetëror dhe duhet të kemi parasysh se Komuna e Çairit është me shumicë shqiptare. Flamuri kombëtar shqiptar dhe gjuha shqipe janë gjuhë dhe flamuj zyrtar, ashtu siç janë edhe flamuri shtetëror dhe gjuha maqedonase, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit
Flamuri shtetėror dhe shqiptar do valviten bashkė nė Ēair










Nëse në Komunën e Çairit vendosen flamuj të mëdhenj shtetëror, në të njëjtat shtylla do të vendosen edhe flamuj kombëtar shqiptar. Kështu tha për ALSAT numri një i Komunës Izet Mexhiti, i cili thekson se një gjë e tillë garanton ligji për simbolet.

“Në Komunë të Çairit nuk ka deri tani të vendosur shtylla me flamuj shtetëror dhe duhet të kemi parasysh se Komuna e Çairit është me shumicë shqiptare. Flamuri kombëtar shqiptar dhe gjuha shqipe janë gjuhë dhe flamuj zyrtar, ashtu siç janë edhe flamuri shtetëror dhe gjuha maqedonase.

Andaj nëse vendosen flamujt, duhet të vendosen dy flamujt paralelisht, ai shtetëror dhe flamuri kombëtar kudo në kufijtë e Komunës së Çairit. Duhet të respektohet ligji, duhet të vendosen dy flamujt”, thotë Izet Mexhiti, kryetar i Komunës së Çairit.

Sipas Mexhitit, deri në këtë moment nuk ka ndonjë iniciativë për vendosjen e shtyllave të mëdha me flamuj shtetërorë në këtë Komunë.
“Deri në këtë moment nuk ka të vendosur shtylla për flamuj në kuadër të kufijve të Komunës së Çairit.

Këto ditë janë vendosur disa shtylla në rrugët kryesore, por ato janë në funksion tjetër, në funksion të vendosjes së kamerave për incizimin e komunikacionit që është në shërbim të MPB-së dhe jo për flamuj.”, shton Izet Mexhiti.

Flamuj të mëdhenj shtetërorë janë vendosur në sheshet e shumë qyteteve të Maqedonisë, ndërsa në Tetovë dhe Gostivar, flamujt janë vendosur në oborret e stacioneve policore. (Shkëlzen Aqifi, Alsat-M)

Publikuar: 21.06.2010 | 20:49
Lexuar: 1936 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime