Përveç 27 vendeve anëtare të BE-së, në tabelë vendosen edhe Zvicra, Norvegjia dhe Islanda, tre vendet kandidate Turqia, Kroacia dhe Maqedonia, dhe katër vendet e tjera të rajonit, pa Kosovën, duke krahasur kështu PBB-të e gjithsej 37 vendeve evropiane.
Sipas një vlerësimi paraprak të Eurostatit për vitin 2009, Maqedonia rezulton një nga vendet më të varfa në Evropë. Pas saj mbeten vetëm Bosnja dhe Shqipëria.
Në një përllogaritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në bazë të njësisë së përbashkët fiktive monetare evropiane që njihet si Standarti i Fuqisë Blerëse, në krahasim me një mesatare evropiane të rrubullakosur në 100 pikë, Maqedonia shënon vetëm 35.
Përveç 27 vendeve anëtare të BE-së, në tabelë vendosen edhe Zvicra, Norvegjia dhe Islanda, tre vendet kandidate Turqia, Kroacia dhe Maqedonia, dhe katër vendet e tjera të rajonit, pa Kosovën, duke krahasur kështu PBB-të e gjithsej 37 vendeve evropiane.
Nga fqinjët e Maqedonisë, Greqia shënon 95 pikë, Bullgaria 41, Serbia 37.
Në të gjithë Evropën vendi më i pasur është Luksemburgu me 268 pikë, ndërsa më e varfra dhe fundit në listë është Shqipëria me 27. Kosova nuk është përfshirë fare në këtë krahasim paraprak të zyrës së statistikave të Bashkimit Evropian, publikimi përfundimtar i së cilës parashikohet të bëhet në dhjetor të këtij viti.(Ernest BUNGURI, Alsat)