Mungesa e rrugës e bën të paleverdishëm edhe prodhimin e arrave. Gjatë sistemit komunist, kur nuk mund të mendohej lëvizja e lirë, banorët aty nuk e kanë ndier aq shumë mungesën e rrugës, por sot rruga automobilistike është bërë jetike dhe siç tregojnë banorët, kjo është një nga arsyet e largimit prej aty, pa harruar se zanatet e të parëve të punimit të drurit nuk pinë më ujë si më parë.
Fshati Lojme ndodhet në grykën e Vanave, 6 kilometra përtej kanionit të njohur rrëzë malit të Gjallicës, në anën verilindore, në të djathtë të rrugës Kukës-Shishtavec. Dikur ky fshat ka qenë i njohur për prodhimin e arrave, ndërsa një numër personash kanë ushtruar në disa breza zanatin e punimit të enëve të drurit, si fuçi, sheka të mëdha e të vogla, lugë etj., si edhe orendi të tjera, si djepa, zgjoj bletësh e kështu me radhë.
Gjatë sistemit komunist, kur nuk mund të mendohej lëvizja e lirë, banorët aty nuk e kanë ndier aq shumë mungesën e rrugës, por sot rruga automobilistike është bërë jetike dhe siç tregojnë banorët, kjo është një nga arsyet e largimit prej aty, pa harruar se zanatet e të parëve të punimit të drurit nuk pinë më ujë si më parë.
Banorët e mbetur merren me bagëti dhe punojnë atë pak tokë të copëzuar në ara të vogla, për shkak të terrenit tepër të pjerrët ku mbjellin kryesisht fasule e patate. Në dekadat e shkuara ka pasur të paktën dy-tri tentativa për të hapur një rrugë automobilistike në këtë zonë, por asnjëherë nuk ka qenë e mundur, për shkak të erozionit, si dhe për shkak se nuk është parë seriozisht nga pushtetet e deritanishme. (shqip)