Më vjen keq për shqetësimin që u kam shkaktuar me shpikjen time, të gjithë atyre njerëzve që nuk po i ndjekin ndeshjet si dëshirojnë, tha ai. Deklarata humbet disi peshën kur gazetari e pyet se si po i ecën biznesi, ndërsa Shalkuik përgjigjet duke qeshur: Në fakt, po pasurohem.
Shpikësi i vuvuzelës është një 37-vjeçar, i cili quhet Neil Van Shalkuik. Ai përfitoi nga një intervistë televizive, për tu kërkuar falje të gjithë atyre që janë shqetësuar nga instrumenti, i cili është shndërruar në simbolin e Afrikës së Jugut 2010.
Më vjen keq për shqetësimin që u kam shkaktuar me shpikjen time, të gjithë atyre njerëzve që nuk po i ndjekin ndeshjet si dëshirojnë, tha ai. Deklarata humbet disi peshën kur gazetari e pyet se si po i ecën biznesi, ndërsa Shalkuik përgjigjet duke qeshur: Në fakt, po pasurohem.
Instrumenti ekzistonte prej shekujsh dhe njihej si objekti që të mbyt me zhurmë, por 37-vjeçari i përcaktoi emrin dhe përdorimin. Puna e tij nisi në vitin 2001, me prodhimin e 500 vuvuzelave. Vitin pasardhës, ideja u pëlqye nga një kompani e madhe, e cila bleu 20 mijë të tilla. Falë Botërorit 2010, rusët dhe brazilianët kërkojnë të blejnë markën, ose ta shfrytëzojnë në vendet e tyre, ndërsa kompania gjermane Urbas-Keherberg e ka futur trombën e mallkuar në tregjet europiane