E shtunë, 20.12.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kam admiruar gjithnjë klasën intelektuale të shoqërisë shqiptare të qendrës zyrtare, megjithatë duke pasur parasysh se shtypi i vendit tim nuk i kritikon edhe kur përmendemi drejtpërsëdrejti e lë më tërthorazi më bën të jem i turbullt në mendime se mos vallë jetojmë në Saharë e s’ka njëri këndej pari, që t’ju përgjigjet me elegancë shpifjeve që bëhen për këto vatra që gjithmonë ju janë gjendur pranë çdo shqiptari
Fabula tė La Fontenit me backround Vatikani!








Armend Fazliu

As teologët që predikojnë religjionet, as oratorët në parlament, as profesorët në shkollë nuk kanë aq ndikim sa ka shtypi…tha dikush-e kishte thurur bukur.

Admiroj analistët dhe gazetarët ndërkombëtarë, mbase kjo rrjedh si pasojë e fenomenit inegzistent të shkrimeve me cilësi avangarde në vendin tim, sepse këtu mund të hasësh shkrime nga autorë që nuk e kanë gjetur veten në vendin e tyre përballë një opinioni të fuqishëm gazetaresk, kritiko-letrarë.

Ose të shkrime të zhanrit nga autorë vendas që marrin mjete nga fondacioni nga ku di kush, e në përditshmëri merren me një retorikë kritikuese të tipit : BDI-ja,VMRO-ja, PDSH-ja, tradhti kombëtare, mjerim, degjenerim, mbase edhe kjo ju pëlqen shumicës prandaj edhe atë na servojnë.

Mirëpo duke pasur parasysh klasën e shërbyesve do të konkludojmë që edhe po deshëm më tepër s’munden, nga mungesa e resurseve intelektuale, nga mos qasja e duhur në informacione,dhe nga shit-blerja e dinjitetit(këtë paguaj, këte shkruaj) në fakt totalitarizmi ushtron pushtetin mbi pluralizmin dhe si e dyta ngase optika e të shikuarit me vizion ju mungon,shqisat e të nuhaturit nuk ju funksionojnë dhe ende mund të përllogariten si të mençur në vendin tim, me këtë formë të veprimit dhe të shkrimit, e të kenë autoritetin egocentrik për të më përfaqësuar mua dhe juve jashtë vendit në mediat shqiptare(sepse për më largë do të na duhej të paguajmë një pjesë tatimi Drejtorisë për të hyra publike,në relacion të mësimit të kurseve të gjuhëve të huaja për analistët tanë.

"I madh në mesin e të mëdhenjve” jo në mesin e të vegjëlve,në opinionin e Shqipërisë zbehen të tërit saqë menjëherë e vëren se futen nën hijen e ndokujt qoftë edhe gabim, kjo rrjedh si rezultat i promovimit demagogjik që ushtrojnë mbi shtypin shqiptarë në Maqedoni,për dallim nga analistët Kosovarë që promovojnë vlera kozmopolite,sikur fakulteti të ishte shpërngulur në Bonstill…

Vështroj me sarkazëm konceptin e të famshmit gazetarë të shtypit tonë, ngase me ironizon fakti i ndërrimit të qëndrimeve brenda natës, si pasojë e mos kënaqësisë së qeverisjes të subjektit aktual shqiptarë,e që në fakt vite më herët iu dha shansi për të qenë pjesë e karvanit të rrugëtimit të mundimshëm kundër klasës intelektuale politike maqedonase aso kohe,më shfaq dozë skepticizmi fakti se me këta të "Krusevska Republikës” aq më pak do pranonte të ndeshej nejse…

Kam admiruar gjithnjë klasën intelektuale të shoqërisë shqiptare të qendrës zyrtare, megjithatë duke pasur parasysh se shtypi i vendit tim nuk i kritikon edhe kur përmendemi drejtpërsëdrejti e lë më tërthorazi më bën të jem i turbullt në mendime se mos vallë jetojmë në Saharë e s’ka njëri këndej pari, që t’ju përgjigjet me elegancë shpifjeve që bëhen për këto vatra që gjithmonë ju janë gjendur pranë çdo shqiptari .

Fliteshte për Gerald Posner-in, një gazetar i njohur investigative dhe një studiues amerikan, i cili ka marrëdhënie të shkëlqyera me departamentin e mbrojtjes amerikane, mbase duke u nisur nga një parim që asgjë në botë nuk është rastësisht po e vështroj edhe këtë fenomen nga ky këndvështrim.

Zotëriu në fjalë ka postuar për të njohurën "The New York Times",dhe është autorë i njohur i shumë librave, një nga të cilat i përket ngjarjeve të lidhura me aferat e "11 Shtatorit”, me këtë elaboratë kishte ndërtuar pjesën hyrëse në një shkrim njëri nga autorët nga të cilët un admiroj dhe kam shprehur dëshirë ta takoj, për shkak të ofrimit të shumë informacioneve(të cilave askush nuk ua njeh tipologjinë, që gjithnjë shihen se nuk janë të dhëna nga çerdhe fëmijësh por nga individë ose qendra serioze të cilat jo rastësisht krijojnë një reciprocitet jap-dhe kush edi çfarë marrin nga autori ), dhe për shkak të mos luhatjes së qëndrimit në çdo kohë dhe në çdo vënd qëndron pas të njëjtit qëndrim.

Edhe pse shumica dhe unë kundërshtojmë dhe nuk ndajmë të njëjtin mendim me të,prandaj dhe ishte i ftuar në nje emision të Vizion-Plusit,për të elaboruar radikalizmin e tij Islamik,dhe pse un nuhasë thelbin dhe mesazhin e çdo shkrimi të tijë: Fillon me një çështje ndërkombëtare dhe me një problem i cili tangon botën dhe brenda tekstit është bindës e heshtës me argumente dhe teza çifutërie-jevishe dhe gjithmonë mbaron atje ku synon, për atë që shumica e opinionit nuk ndajnë të njëjtin mendim me të,madje dhe akuzohet ashpër me/dhe pa të drejtë.

Ai faktikisht përdorë veti të dhelprës,ndërtimin e strukturës se njërit nga shkrimet e kishte thurur mbi njërin nga librat të Gerald Posner : “Secrets of the Kingdom”, dhe për të mos ngjallë doze mos besimi dhe dyshimi tek lexuesi, duke mos e cilësuar çdo shkrim të tijë si teori konspiracioni,ai mbështet shpinën tek vepra e autorit,sepse një anonim i një kategorie lokale nuk ka të drejtë “të mos pajtohet” me një emër të fuqishëm si ai i Gerald Posnerit,sepse për një element të tillë të mbyllet çdo shteg i mundshëm kundërshtimi përballë emrave të mëdhenj,ashtu siç i ka ngjarë autorit amerikan kur ishte adoleshent.

Si gjithnjë gjuha shkon atje ku dhemb dhëmbi,në fund po ti bëni një kronologji më objektive shkrimit do të vëreni fare lehtë tendencën e autorit, Islamofobi e kulluar duke i radhitur myslimanë e devotshëm në klasën e terroristëve të Al-Kaedas,që krijoi vetë inteligjenca amerikane për qellime të thjeshta fitimprurëse,dhe duke ndërlidhur e duke nënvizuar faktin se në qoftë se familja mbretërore Saudite shtypë butonin për shpërthimin e një lënde Semtex, një eksploziv plastik, kristalin me fuqi të lartë, te cilit i është bashkëngjitur një lëndë që e bën efektiv në një rreze të gjerë temperaturash, duke përfshirë dhe nxehtësinë e shkretëtirës,për shkaqe se nëse i ndodhë situata e ngjashme me atë të Iranit në vitin 1979, një kryengritje për përmbysjen e familjes mbretërore, atëherë sundimtarët Sauditë do të merrnin me vete infrastrukturën energjetike të vendit”,e gjithë kjo dramë tragjik-komike e autorit në mënyrë figurative pasqyron dhe paralelisht imponon urrejtjen e kombit shqiptarë që duhet të kenë për Islamin “si rrezik vështruar nga prizmi i autorit” -pra destinacioni dhe problemi i autorit ndërlidhet Arabi Saudite-Islami-Shqiptarët,kjo me të vërtetë është qesharake ngase fati i shqiptarëve nuk është i lidhur me çështjen Amerikano-Islamike,po të ishte ashtu, intervenimi i forcave të NATO-së në Kosovë nuk do të ndodhte fare,dhe rolin e protagonistit nuk do e luante Amerika.

Religjioni Islam nuk është shenduar në kërcënim për shqiptarët por në vlerë morali dhe ndërtimi të karakterit të mirëfilltë njerëzorë duke mos përllogaritur se çdo vlerë perëndimore është e dobishme dhe ia vlen të vjelet,ngase atëherë më shumë do të duhej të duam qenin e shtëpisë se sa një kushëri,me habit fakti se me këtë tezë qe po ua ofroni shqiptarëve atëherë na ofroni një religjion adekuat që të “konvertohemi” e që ta evitojmë rrezikun ta shmangim si të tillë e që tu pëlqejmë dhe të dukemi më simpatik për intelegjancat e fuqive të mëdha,është e dhembshme të luani me ndjenjat fetare të shqiptarëve, sidomos këtu ku konsolidimi fetarë është më i fuqishëm,fjalori radikal se xhamitë duhet tju vihen trotil dhe eksploziv cënojnë rëndë vlerat demokratike dhe cënon rënde lirinë e njeriut të garantuara nga konventat ndërkombëtare, Theodor Herzl nuk përdori aq radikalizëm në ideologjitë e tijë për një shtet jevish,e nëqoftëse për teoritë e "11 Shtatorit” nuk mund të kundërshtojmë Gerald Posnerin dhe librat e tijë,sigurishtë që egziston një përgjigje : Jurgen Habermas ose nëse do kërkonit individ që i takon religjionit të cilin shihni si rrezik do bëjmë spektakel e do e ftojmë Khalid Yasin-in.Ah sikur Muhammad Sayyid Tantawy të ishte gjallë.....

Publikuar: 21.06.2010 | 10:40
Lexuar: 2243 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
gita loli (12/10/2010 15:39:51) shume terheqese
endri (23/10/2012 14:41:36) allahu

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime