E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Cej dhe familja e tij u larguan nga Kosova në kohën e luftës në vitin 1999 dhe kaluan më shumë se një vit në disa kampe refugjatësh në Shqipëri.
Historia e shqiptarit aktivist për të drejtat e njeriut









Kur Remzi Cej dhe familja e tij emigruan në Newfoundland dhe Labrador në Kanada si refugjatë në vitin 2000, ai ishte një nxënës 17 vjeçar.

15 vite me vonë, nxënësit e shkollës së mesme do të mësojnë për historinë e mrekullueshme të Cejit.

Cej dhe familja e tij u larguan nga Kosova në kohën e luftës në vitin 1999 dhe kaluan më shumë se një vit në disa kampe refugjatësh në Shqipëri.

Së fundi Remziu është zgjedhur njëri nga 12 kanadezët në projektin: Fol të vërtetën për Projektin e Kanadës, Cej tha për St. John’s Morning Show këtë javë se ai është i përulur të jetë “ në shoqëri të gjigantëve”.

“Rick Hansen, të cilin tashmë e njohim si një atlet paraolimpik dhe themelues të Fondacionit Rick Hansen. Ai ka punuar gjerësisht për të hequr barrierat për personat me aftësi të kufizuara” tha ai, shkruan CBC, transmeton Klan Kosova.

“Arthur Miki, i cili në moshën pesë vjeçare u dërgua në një kamp internimi si një kanadezo-japonez dhe ka punuar shumicën e jetës së tij për të marrë një falje nga qeveria kanadeze”.

Iniciativa është projektuar posaçërisht për nxënësit e klasave 5 deri 12.

“Është një rezultat i një studimi që Federata e mësuesve kanadez e ka bërë me mësimdhënës në të gjithë vendin, dhe i pyetën çfarë mund të bëjmë ne në lidhje me edukimin e të drejtave të njeriut”, tha Cej.

“Dhe një nga gjërat që mësuesit rekomanduan ose sugjeruan se çfarë bëjnë ata është që tregojnë storie të kanadezëve që merren me aktivizëm, duke bërë punë të të drejtave të njeriut, duke përjetuar shkeljet e të drejtave të njeriut dhe duke bërë trajtimin e këtyre abuzimeve në çdo mënyrë të mundshme në të gjithë vendin”.

“Mësuesit mund të zgjedhin sa shumë detaje mund të vendosin, por ata kanë sasi të madhe të burimeve dhe informacionit që mund t’i përdorin për të gjitha llojet e të drejtave të njeriut në 12 tema të ndryshme që mund të fokusohen gjatë ligjëratave të tyre”.

Cej, i cili u bë bursist në Rhodes, është kryetar i Newfundland dhe Labrador, Komisionit për të drejtat e njeriut. Ai është zgjedhur si një nga përfituesit më të rinj të Medaljes së Paqes për Arsimim dhe të drejta të njeriut dhe gjithashtu u shpërblye me çmimin humanitar Terry Fox.

Publikuar: 27.07.2015 | 14:48
Lexuar: 672 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime