E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në Sllatinë të Tetovës për secilin vit ndodhë një ndryshim që e bën që në këtë fshat gjërat të duken ndryshe. Fshati dallohej me jetë të pasur kulturore dikur, derisa shquhet me rezistencën që ka ofruar gjatë luftës së 2001-shit ndaj forcave policore maqedonase. Sllatina ka dëshmorë të saj, siç janë Burim Huseini dhe Murtezan Etemi dhe vogëlushja 11 vjeçe, Adelina Arifi
Sllatina, njė fshat me imazh ndryshe










Urim SALIHU

Nëse dëshiron të vëresh një ndryshim, duhet të mos ndodhesh gjatë në një vend. Largësia të bën ta ëndërrosh gjatë vendin ku ke kaluar fëmijërinë, gjëra që ke ndarë bashkë midis miqsh dhe njerëzish. Kur ndodhesh në një vend të huaj e vetmja gjë që kujtohet dhe të vjen para syve pandërprerë, janë vendet ku ke kaluar shumë çaste jete dhe, për shembull, çdo zonë rurale ka diçka që njerëzit e thirrin në një emër që e njohin të gjithë.

Dikur moti në një fshat disa kilometra larg Tetovës, në Sllatinë, një njeri nuk kishte ardhur moti dhe kur kishte vendosur të vinte gjëja e vetme që i ishte kujtuar sapo kishte shkelur tokën e tij që i kishte munguar për vite të tëra, ishte orientuar te “Guri” që ndodhet në qendrën e fshatit. Atë vend nuk ka njeri që jeton në fshat dhe jashtë që nuk e njeh. Ai vend i lidh kujtimet e tyre me fshatin, me të gjitha ëndrrat dhe pasionet, por secilin vit ndodh një ndryshim që e bën që gjërat të duken ndryshe. Tashmë aty gjendet një park që është rregulluar për mrekulli.

Më tej janë disa internet-kafe që frekuentohen shumë nga të rinjtë të cilët shkëmbejnë shumë kohë bisedash dhe komunikimesh midis miqve, të afërmve që ndodhen diku jashtë, por edhe për gjëra tjera që ofron tashmë interneti si një mjet i shpejtë dhe i domosdoshëm komunikimi dhe mundësish pa fund.

Shumë gjëra kanë ndryshuar dhe kjo bën që zonat rurale të mos ndjehen indiferente ndaj atyre urbane për shkak se ka edhe aty ambulanca, shkolla që kanë pësuar disa renovime, internet-kafe, kafene më të rregulluara dhe një jetë krejtësisht më e çliruar nga paragjykimet ose më saktë të rinj të çliruar nga paragjykimet.

Sot ata ndjehen më ndryshe, thuajse të gjithë ndjekin ciklin e mesëm, shumë të tjerë tashmë kanë diploma dhe të rinj që janë punësuar në administratën shtetërore. Por ky numër, gjithsesi nuk është shpresëdhënës dhe ajo që sot përballet ky fshat është një perspektive e pashpresë për shkak se shumë të rinj akoma nuk kanë një vend pune dhe qëndrojnë me orë të tëra duke ndjerë një varfëri që po i gllabëron
Sllatina, një fshat me imazh ndryshe

Jeta e varfër kulturore

Dikur në këtë fshat ekzistonte Shoqëria kulturo-artistike “Vëllazërimi” që kishte marrë shumë çmime në festivale brenda dhe jashtë Maqedonisë, por edhe ajo ka vite që ka ndërprerë aktivitetin për shkak se shumë rrethana kanë ndikuar që kjo shoqëri të ndodhet para një akti të kryer.

Njëri ndër instrumentalistët e këtij grupi, Hamdiarif Xhelili, përkujton kohërat kur kjo shoqëri merrte gjithandej çmime. “Ajo kohë mbante gjallë një traditë, një kulturë dhe folklorin shqiptar dhe kjo rezultonte me shumë suksese, sepse ishte një shoqëri profesionaliste dhe e bashkuar për një qëllim të afirmimit të vlerave të folklorit shqiptar.

Ajo kishte shumë instrumentalistë të përkryer, si Syrja Etemi, Hasan Memishi, që ishte edhe njëri ndër këngëtarët kryesorë, ishte i ndjeri Lulzim Salihi, Neset Neziri dhe shumë të tjerë që kanë kontribuar për afirmimin jo vetëm të muzikës, por edhe të fshatit në përgjithësi”, thotë Xhelili. Por, ka vite që kjo shoqëri është shuar dhe nuk ka marrë më pjesë në festivale të ndryshme që organizohen në Tetovë siç është “Sharri Këndon” dhe “Burimet e Sharrit” dhe në festivale që organizohen në Kosovë dhe në Shqipëri.

Hamdiarif Xhelili thotë se asnjëherë nuk është shuar dëshira për ta riaktivizuar këtë shoqëri dhe të nisë ajo më pastaj me sukseset dhe ritmet e dikurshme, por kjo kërkon një mbështetje financiare dhe një organizim të mirëfilltë.

Mungon infrastruktura

Askush nuk do të mund të besonte se një skuadër fshati me gjithë lojtarë që janë produkt i shkollës së futbollit të arrinte të behet kampion i Maqedonisë në futboll, fitues i Kupës së Maqedonisë dhe superkupës së këtij vendi dhe pjesëmarrës në ligën e kampionëve duke fituar edhe një skuadër angleze në kualifikime dhe këtë ta bënte për pak vite formimi.
Sllatina, një fshat me imazh ndryshe -Adhuruesit e Klubit Elita

Shumë lojtarë tashmë nuk janë në këtë skuadër të cilët kanë migruar jashtë, siç është Harun Latifi në Danimarkë, njëri ndër golashënuesit më të mirë të Maqedonisë, Nazmi Jakupi që ndodhet në Gjermani, Daut Zaimi në Itali, por skuadra ka edhe shumë shpresa të tjera që japin një garanci se kjo skuadër është shumë e fortë në kampionatin e Maqedonisë me lojtarë, si Samir Ramadani, Dashmir Memeti, Sadik Latifi, Isen Memeti, Besnik Sulejmani dhe shumë të tjerë që drejtohen nga një staf i përbërë nga trajneri Irfan Neziri dhe Abdylmexhit Shaqiri, që është edhe kryetar i klubit dhe shumë dashamirë të tjerë që e ndihmojnë skuadrën me mundësitë e tyre për të mbijetuar për shkak se sporti në përgjithësi, është i zhytur në probleme financiare dhe arritjet në sport janë më shumë se mbinjerëzore krahasuar me rrethanat.

Klubi i futbollit të madh “Vëllazërimi” që njihej gjithkund në Maqedoni, tashmë ka pushuar së ekzistuari po për shkak të këtyre problemeve, sepse varfëria ka prekur edhe këtë sferë. Por, ekzistojnë ekipet-zinxhir të klubit të madh me grupmoshat e reja që udhëhiqen nga Sejdi dhe Zemri Idrizi. Por, probleme ka edhe me infrastrukturën e terreneve që nuk janë të përshtatshme dhe fshatit i mungon një fushë futbolli e rregulluar mirë dhe një sallë për futbollin e vogël.

Rregullimet tjera brenda fshatit

Ajo që e bën të njihet këtë fshat është edhe xhamia, ndërtimi i së cilës ka filluar para disa vitesh por që njihet si njëra ndër më të mirat në vend me një hapësirë shumë të madhe dhe jashtëzakonisht e rregulluar. Ajo frekuentohet më shumë të premteve që njihet si dita kur njerëzit më së shumti shkojnë të kryejnë lutjet e tyre, falen dhe kryejnë të gjitha ceremonitë fetare aty.

Në brendinë e xhamisë ekziston edhe biblioteka që ka një numër të konsiderueshëm vizitorësh, ndërsa shumë mosha të reja shkojnë të ndjekin mësimin fetar te Arbin Jonuzi. Biblioteka ka filluar funksionimin në vitin 2007, ndërsa Forumi Rinor Islam-dega në këtë fshat, merret me shumë aktivitete të ndryshme te të rinjtë, kryesisht ato aktivitete janë kuize të ndryshme diturie, aktivitete sportive, shënimi i datave të rëndësishme islame.
Sllatina, një fshat me imazh ndryshe

FRI është formuar në vitin 2005. Tashmë është rregulluar edhe shtrati i lumit në një zonë shumë të rëndësishme të fshatit. Ky është një projekt që kaloi nëpër disa faza, por që është realizuar tashmë me efekte shumë pozitive për shkak se deri tani aty janë hedhur mbeturina të ndryshme dhe ujëra të zeza duke i dhënë një pamje të keqe atij vendi të ndodhur në mes të fshatit dhe duke krijuar një ambient shumë të mbyllur dhe të papastruar për shumë vite.

Ndërtimi i shtratit, midis të tjerash, ka shmangur rrezikun jo vetëm nga mbeturinat, por edhe nga erozioni. Disa vite aty pas shirave kishte rrëshqitur në pjesën e sipërme një pjesë e tokës, ndërsa me këtë ndërtim janë stabilizuar pjesët e shtratit dhe njëkohësisht edhe janë siguruar banorët nga dëmtimet e objekteve të banimit në atë zonë në rast të ndonjë vërshimi.

Dëshmorët e Sllatinës

Gjëja e trishtueshme që ka ndodhur në këtë zonë rurale, është konflikti në vitin 2001, i cili akoma nuk mund të fshihet lehtë nga memoria e banorëve për shkak se gjatë përleshjeve jo vetëm që u shkaktuan dëme materiale dhe të lënduar nga granatimet, por lufta mori me vete edhe viktima në njerëz, dy prej të cilëve ishin ushtarë, Burim Huseini dhe Murtezan Etemi, dhe vogëlushja 11 vjeçe, Adelina Arifi.

Ajo kohë edhe sot përkujtohet ndërkohë që shumë banorë çdo vit shkojnë bëjnë homazhe pranë varrezave të tyre duke përkujtuar këta të rënë me një respekt të madh.

Publikuar: 22.06.2010 | 00:25
Lexuar: 1644 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime