E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

27 milionë prej këtyre ua ka shpërndarë 114 punonjësve të tij, të cilët kanë marrë secili mesatarisht 215 mijë euro.
Pronari më i mirë në botë








Mediat e kanë cilësuar “administratorin më të dashur në botë”, e për këtë kanë një arsye shumë të fortë.

39-vjeçarin turk, Nevzat Aydin, nuk janë të paktë ata që do ta donin për drejtues. Pak kohë më parë, ai ia shiti kolosit gjerman "Delivery Hero" për 589 milionë dollarë shoqërinë turke tepër të suksesshme të ushqimit të porositur online “Yemek Sepeti”.

27 milionë prej këtyre ua ka shpërndarë 114 punonjësve të tij, të cilët kanë marrë secili mesatarisht 215 mijë euro.

“Në këtë mënyrë, unë desha t’i shpërbleja vartësit e mi për punën dhe përkushtimin e treguar në ngritjen e kësaj kompanie”, i tha Aydin të përditshmes turke “Hurriyet”.

Ai këmbëngul se “Yemek Sepeti”, shoqëria që themeloi në vitin 2000 me një buxhet prej vetëm 71 mijë eurosh, është “fryt i një pune në ekip”, ku të gjithë punonjësit kanë pjesën e tyre në suksesin, që kjo kompani do të njihte përgjatë këtyre viteve.

Historia e “Yemek Sepeti”-t, - shpjegon Aydin, - nuk është një rrëfenjë e shkruar brenda natës.

“Unë besoj te fryma e përbashkët dhe mendoj se, suksesi është edhe më i madh e i kënaqshëm, kur ndahet me të gjithë ekipin tënd”.

Reagimi i vartësve të tij, që në muaj merrnin mesatarisht 1.000 euro, ishte hedhja përpjetë nga gëzimi. "Disa thërrisnin, të tjerë qeshnin fort e një pjesë nuk ngurruan dhe të m'i nisnin me shkrim falenderimet e tyre”, tregon 39-vjeçari.

“Ky ishte një vendim i thjeshtë, por që ndryshoi për mirë jetët e shumë njerëzve”, shton ai. Megjithatë, Aydin nuk është i pari administrator i deleguar, që vendos shpërblime kaq të majme për punonjësit e tij.

Në 1999-n, sipërmarrësi Bob Thompson shiti kompaninë e tij “Grand Rapids Asphalt” në Michigan dhe 550 punëtorëve të tij u shpërndau një bonus prej 116 milionë eurosh në total.

Publikuar: 31.07.2015 | 12:25
Lexuar: 721 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime