E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Partia opozitare LSDM publikisht i propozoi partisë më të madhe në pushtet VMRO-DPMNE dhe kryetarit të saj Nikolla Gruevski që së bashku të mbështesin Srgjan Kerim si kandidat të pavarur për president të vendit. Partia demokratike shqiptare ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen me 22 mars.
LSDM-ja propozon Kerimin, PDSH-ja nuk ka qendrim pėr presidentin






Partia opozitare LSDM publikisht i propozoi partisë më të madhe në pushtet VMRO-DPMNE dhe kryetarit të saj Nikolla Gruevski që së bashku të mbështesin Srgjan Kerim si kandidat të pavarur për president të vendit.

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev thotë se Srgjan Kerim me përgjegjësi do të mund të kryente detyrën e presidentit të shtetit, jo mbi baza partiake, por mbi baza kombëtare dhe shtetërore.

"Për person të tillë mendojmë se është dr. Srgjan Kerim. Vlerësojmë se karriera e tij e deritanishme profesionale dhe diplomatike i mundëson atijë që me sukses të kryej funksionin, president i Maqedonisë", deklaroi Zoran Zaev.

Sipas tij, kjo mbështetja e Kerimit do të eliminohen akuzat ndërpartiake, qofshin ato për gënjeshtra, apo për bojkot të zgjedhjeve që vijnë presidenciale.



Kryetari i saj Menduh Thaçi thotë se konstelacionet politike ende nuk janë të qarta për të vendosur nëse do të kenë kandidatin e tyre për zgjedhjet presidenciale. Thaçi nuk e përjashtoi mundësinë që në raundin e dytë të zgjedhjeve të garojnë kandidatë të partive të vogla ose ndonjë kandidat i pavarur.

Krerët e PDSH sonte do të kenë një mbledhje përgatitore për zgjedhjet e marsit, ku do të vendosen kriteret përfundimtare të caktimit apo zgjidhjes së kandidatëve.

"Do ta caktojmë edhe shtabin qëndror që do ta drejtor operativën e fushatës. Mendoj se Shatbi qëndror do të jetë vet kryesia e ngushtë e PDSH-së, shtoi Thaçi.

Publikuar: 14.01.2009 | 02:00
Lexuar: 476 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime