E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Operatorët turistikë shqiptarë mendojnë se ky shans është ideal për tregun turistik shqiptar, pasi është destinacion i afërt me tregun turistik të vendeve Perëndimore dhe jo aq i largët si Karaibet, Maldivet, apo edhe Mesdheu Jugor.
Shqipėria tė konkurrojė me tregun turistik rajonal







Tregu turistik shqiptar mund të përfitojë më shumë këtë vit, në kushtet e krizës ekonomike që ka mbërthyer vendet e zhvilluara dhe që mbartet si rrathët koncentrike në gjithë vendet e tjera, ku tregu turistik ndërkombëtar është shumë fleksibël ndaj eksplorimit të destinacioneve "të lira e të mira".

Operatorët turistikë shqiptarë mendojnë se ky shans është ideal për tregun turistik shqiptar, pasi është destinacion i afërt me tregun turistik të vendeve Perëndimore dhe jo aq i largët si Karaibet, Maldivet, apo edhe Mesdheu Jugor.

Por, sipas kreut të Unionit të Operatorëve Turistikë Shqiptarë, Sadik Malaj, ky shans mund të kapet vetëm duke bashkërenduar promovimin turistik të vendit në mënyra më agresive e më të
larmishme.

Ajo që duhet bërë, thotë Malaj, "është prezenca me të gjitha mënyrat në këtë treg, duke ekspozuar potencialet e kryesisht përparësitë e plazheve shqiptare, ecurinë e lavdërueshme në infrastrukturën rrugore që të çon në destinacionet turistike të vendit, ngritjen e strukturave hoteliere në të gjithë gjatësinë e bregdetit shqiptar të niveleve të mira e të lira".

Për të, një rol do të luante edhe qetësimi i situatës politike në vend, e cila do të krijonte një siguri për turistët e huaj.

"Shqipëria mund të konkurrojë në tregun turistik rajonal për vitin 2010, në turizmin e rërës dhe detit për kategoritë ekonomike të turistëve të huaj, duke kombinuar e ndërhyrë secili nga organet ekzekutive, ato vendore me komunitetin e biznesit, duke bërë secili "detyrat e shtëpisë", mendon Sadik Malaj.

Publikuar: 22.06.2010 | 17:21
Lexuar: 598 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime