E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nga APMT thonë se me projektet e Qeverisë të cilat janë në fazë të realizimit si dhe me projekte të sapoparapara synohet drejt krijimit të kushteve për zhvillimin e produkteve turistike dhe pasurimit të konsiderueshëm të ofertave turistike.
Përfaqësues të tur operatorit “Thomas Cook Group” në Maqedoni


Përfaqësuesit e tur operatorit më të madh dhe më të vjetër në botë “Thomas Cook Group” nga Anglia prej sot janë për vizitë në Maqedoni, kumtuan nga Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit (APMT).

Drejtori i Agjencisë, Kristian Xhambazovski në takim me drejtorin e “Thomas Cook Group” në selinë e kompanisë në Angli, Tim Xhots, në të cilën kanë marrë pjesë edhe menaxherët e kompanisë për Gjermaninë dhe për Belgjikën, Feliks Hortolami dhe Stefani Xholi ia ka prezentuar kushtet të cilat i ofron Qeveria për subvencionimin e turizmit si dhe investimin në marketing i cili është ekonomik për Maqedoninë.

“Të inkurajuar nga rezultatet dhe të dhënat statistikore për rritjen e numrit të turistëve të huaj gjatë këtij sezoni, i cili është në jehonë të plotë, Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit në vazhdimësi punon në hapjen e tregjeve të reja turistike. Agjencia do të vazhdojë edhe më tej t’ua japë mbështetjen e nevojshme tur operatorëve të huaj përmes ndarjes së subvencioneve për qarkullim të huaj turistik në vend”, theksohet në kumtesën e Agjencisë.

Agjencia do të organizojë takime biznesi me ekonominë turistike të Maqedonisë, tur operatorë, hotelierë, organizata dhe oda për turizëm, ndërsa mysafirët do të jenë për vizitë disaditore në Ohër, me ç’rast do t’u prezentohet produkti turistik i Maqedonisë dhe potenciali me të cilin disponon vendi si destinacion turistik i pazbuluar evropian.

Nga APMT thonë se me projektet e Qeverisë të cilat janë në fazë të realizimit si dhe me projekte të sapoparapara synohet drejt krijimit të kushteve për zhvillimin e produkteve turistike dhe pasurimit të konsiderueshëm të ofertave turistike.

Publikuar: 06.08.2015 | 13:31
Lexuar: 655 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime