E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Rezoluta, gjithashtu, potencon karakterin status-neutral ndaj Kosovës, pavarësisht faktit se mëse dy të tretat e vendeve anëtare të kësaj organizate kanë njohur pavarësinë e vendit.
AP miraton rezolutėn status-neutral pėr Kosovėn






Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar rezolutën sipas së cilës kërkohet nga autoritetet e Kosovës, EULEX-it dhe UNMIK-ut që të angazhohen më shumë në përmirësimin e situatës së sundimit të ligjit në Kosovë.

Rezoluta, gjithashtu, potencon karakterin status-neutral ndaj Kosovës, pavarësisht faktit se mëse dy të tretat e vendeve anëtare të kësaj organizate kanë njohur pavarësinë e vendit.

Autori i Rezolutës, Bjorn Von Sidov, gjatë prezantimit të saj është shprehur se standardet në Kosovë janë në nivel shumë të ulët. Andaj, ai në rezolutë i ka bërë
thirrje EULEX-it, UNMIK-ut si dhe autoriteteve të Kosovës që të ndërmarrin hapa konkret në tejkalimin e problemeve më të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

Rezoluta dërgon ftesë në të tri adresat e përmendura që të përforcojë angazhimet për përmirësimin e situatës së sundimit të ligjit, ashtu që publikisht do dënohet korrupsioni, të miratohen ligjet dhe të ndërmerren hapat konkret për përmirësimin e situatës në gjyqësor.

Në rezolutë, gjithashtu, kërkohet që pavarësisht qasjes së ndryshme ndaj statusit, qytetarët e Kosovës të kanë të drejtë të qasen në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut.

Publikuar: 23.06.2010 | 01:37
Lexuar: 285 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime