E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në vitin 2013 janë parashtruar 178 kërkesa, ndërsa janë miratuar 134. Vlera e përgjithshme e marrëveshjeve të kontraktuara në këto kërkesa ka qenë një miliardë denarë.
Me mbështetje financiare të AMFBZHR realizohen 180 projekte infrastrukturore







Në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot kryetarëve të tetë rajoneve malore iu dorëzuan 180 vendime kohore për projektet infrastrukturore nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2015.

“Shumica e komunave edhe pas tre vendimeve kohore, ndërsa vlera maksimale e investimeve, në projekt është deri më 20 milionë denarë. Këtë vit ka 208 kërkesa të parashtruara”, tha Biljana Vukoviq, u.d. drejtoreshë e Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (AMFBZHR).

Ajo njoftoi se pas marrjes së këtyre vendimeve kohore, komunat zbatojnë procedurë tenderi, furnizim publik dhe pas lidhjes së marrëveshjes me operator ekonomik vijnë në Agjenci që të lidhin marrëveshjen për mbështetje financiare. E realizojnë investimin dhe i marrin të hollat të cilat u kompensohen 100 për qind.

Në vitin 2013 janë parashtruar 178 kërkesa, ndërsa janë miratuar 134. Vlera e përgjithshme e marrëveshjeve të kontraktuara në këto kërkesa ka qenë një miliardë denarë.

Publikuar: 17.08.2015 | 16:58
Lexuar: 587 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime