E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri dje në kryeqytetin slloven realizoi takim me kolegun e tij Dorian Marushiç në të cilin u fol për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në sferën e shëndetësisë, sistemet në nivel primar, sekondar dhe tercial, e-shëndetësinë, ndërsa u prezantua edhe përvoja sllovene në raport me BE procesin hyrës dhe bashkëpunimit të mundshëm në programet e përbashkëta të Unionit.
Osmani nė Bėrdo afėr Kranjit do tė marrė pjesė nė takimin pėr sigurimin e resurseve njerėzore nė shėndetėsi














Ministri i Shëndetësisë, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës dyditore të punës në Republikën e Sllovenisë do të marrë pjesë në takimin me temë "Dialogu për strategjitë për sigurimin e resurseve njerëzore në shëndetësi: mundësi dhe sfida".

Në kuadër të takimit i cili do të mbahet në Bërdo afër Kranjit, ministri Osmani do të takohet edhe me përfaqësues të Qendrës universitare mjekësore-Lubjana.

Paraprakisht, njofton raportuesi i MIA-s nga Lubjana, Osmani do ta vizitojë edhe Institutin slloven për sigurim shëndetësor.

Ministri dje në kryeqytetin slloven realizoi takim me kolegun e tij Dorian Marushiç në të cilin u fol për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në sferën e shëndetësisë, sistemet në nivel primar, sekondar dhe tercial, e-shëndetësinë, ndërsa u prezantua edhe përvoja sllovene në raport me BE procesin hyrës dhe bashkëpunimit të mundshëm në programet e përbashkëta të Unionit.

Në kuadër të vizitës, Osmani është i shoqëruar nga drejtorët e Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë, Maja Parnaxhieva-Zmejkova dhe Janez Jelnikar dje në Lubjanë e vizitoi edhe kompaninë farmaceutike "Kërka".(mia)

Publikuar: 23.06.2010 | 00:53
Lexuar: 406 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime