E mėrkurė, 8.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për alergjikët është më mirë deti, kush është i stresuar mund të zgjedhë fshatin, ndërsa astma mund të kurohet në mal. Pushimet e verës sjellin me vete plot të mira dhe rreziqe për shëndetin.
Pushimet qė na bėjnė mirė








Në det, mal apo në fshat

Për alergjikët është më mirë deti, kush është i stresuar mund të zgjedhë fshatin, ndërsa astma mund të kurohet në mal. Pushimet e verës sjellin me vete plot të mira dhe rreziqe për shëndetin nëse nuk di t’i organizosh ashtu siç duhet. Ja këshillat e mjekëve se ku duhet të shkojmë

DETI

Kujt i bën mirë


Pushimet në det mbeten më të preferuarat për pjesën më të madhe të njerëzve gjatë kohës së verës. Ato fillojnë që nga fundi i majit, kur rrezet e diellit janë më të shëndetshme, e zgjasin deri në fund të shtatorit. Por, përveçse një mjet i mirë për t’u çlodhur, shumë njerëz e përdorin atë si “kurë” për qindra sëmundje. Deti këshillohet për anemitë, depresionin, tiroidet, artrozën, sëmundjet alergjike të lëkurës, sëmundjet reumatizmale dhe rakitizmin. Ajri i detit ka një përqendrim të madh lagështire dhe mund të “gjallërojë” rrugët e frymëmarrjes dhe t’u shërbejë atyre si një mbrojtës natyral. Sipas mjekëve, deti këshillohet shumë për ata që vuajnë nga tiroidet, për shkak të pasurisë së madhe të jodit, por edhe për ata që vuajnë nga varicet, ku shëtitjet e gjata buzë detit me këmbët e zhytura në ujë, që falë efektit të valëve shërben si një masazh, ndihmon në qarkullimin e gjakut.

Kujt nuk i bën mirë

Në periudha ankthi dhe irritimi, sëmundje infektive, tension shumë i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës dhe tiroidet në fazë kritike. Por personat që vuajnë nga stade të avancuara të tiroideve në fillim duhet të konsultohen me mjekun para se të vendosin për t’i kaluar pushimet në det. Jodi në fakt është thelbësor për sintezën e hormoneve tiroide dhe ta furnizosh me sasi më të madhe se ç’duhet një gjëndër që nuk “punon” mirë është njësoj si t’i hedhësh benzinë zjarrit.

Masat mbrojtëse

Kujdes, mos e ekzagjeroni me diellin. Mania për të marrë sa më shumë rreze është mjaft e rrezikshme. Në mesditë për asnjë çast mos rrini në diell, pasi jeni shumë të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme të lëkurës, përfshi këtu edhe kancerin. Edhe të moshuarit dhe kardiopatikët apo diabetikët që janë nën kontrollin e vazhdueshëm të ilaçeve duhet të tregojnë kujdes, sepse disa prej tyre mund të shkaktojnë reaksione në lëkurë pas një ekspozimi të tejzgjatur në diell. E rëndësishme për të gjithë është aplikimi i kremrave rreth 20 minuta para se të dalësh në diell dhe riaplikimi i tyre pas banjës në det.

Bukuria

Këtu qëndron magjia e detit: mjafton pak ditë në plazh për t’u ndier më në formë. Gjithçka i detyrohet jodit të diellit dhe ujit të kripur, që luftojnë ëmbëlsisht plakjen, stresin dhe celulitin.

MALI - Kujt i bën mirë

Pushimet në mal janë sinonim i relaksit. Duke qenë se thithim ajër shumë të pastër lartësia na ndihmon të përmirësojmë sistemin e frymëmarrjes, sidomos tek ata që kanë probleme me astmën. Ndërkaq, prania në ajër e joneve negative përmirëson metabolizmin dhe sasia e madhe e oksigjenit në atmosferë stimulon sistemin imunitar. Pastaj ecjet e gjata mes ajrit të pastër i bëjnë mirë zemrës, duke na ndihmuar të humbim në peshë dhe të qëndrojmë në formë. Lartësia ka efekt stimulues në sistemin nervor dhe ndihmon në lehtësimin e simptomave të astmës bronkiale, por jo formave alergjike të saj.

Kujt nuk i bën mirë

Lartësitë e mëdha nuk rekomandohen për personat që vuajnë nga sëmundjet e rënda reumatizmale dhe sëmundjet e veshkave. Alergjikët duhet të jenë të kujdesshëm nga bimësia në vendin që kanë zgjedhur për të pushuar. Kush vuan nga tensioni i lartë i gjakut, jo i mirëkontrolluar nga ilaçet, duhet të tregohet shumë i kujdesshëm në vendet me lartësi më të madhe se 1800 metra mbi nivelin e detit, sepse përtej kësaj lartësie organizmit i duhet të punojë në mënyrë të sforcuar, për shkak të mungesës së përqendrimit në ajër, që e vështirëson shumë punën e zemrës.

Relaksi

Nuk ka asnjë dyshim që mali është më qetësues se deti, sidomos nëse je në vende ku nuk kap celulari dhe nuk përdoret kompjuteri.

Fshati

Shikimi qetësohet, mushkëritë mbushen me ajër të pastër, zemra ngadalëson rrahjet për të ndjekur ritmin e natyrës. Mjafton vetëm kaq për të kuptuar se sa mirë mund të na bëjë një pushim mes gjelbërimit të fshatit. Pushimet në fshat janë mënyra më e mirë e të gjithë atyre që jetojnë dhe punojnë në qytete të mëdha të zhurmshme dhe të stresuar. Të jetuarit në fshat, sipas studimeve të ndryshme, largojnë ankthin dhe madje na bëjnë më inteligjentë. Sipas një studimi të bërë nga “Sages Colleges di Troy” në Nju Jork, ka treguar se një lloj bakteri mycobacterium vaccae, që gjendet në fusha, është në gjendje të përmirësojë inteligjencën dhe perqëndimin te qeniet njerëzore. Ndërkaq, bakteri që transportohet përmes erës vepron si antidepresiv, duke e stimuluar trurin të prodhojë seretoninën, hormonin e humorit të mirë, që rrit edhe ndjesinë e mirëqenies.

Kujt i bën mirë

Pothuajse të gjithëve. Më kujdes duhet të tregojnë alergjikët ndaj insekteve dhe personat në mbipeshë, duke qenë se ushqimi i bollshëm dhe i freskët është një nga karakteristikat kryesore të fshatit. Gjithmonë ushqime të freskëta dhe larg yndyrës e mishit.

Recetat e bukurisë

Pushimet në fshat janë vendi ideal për t’u kujdesuar për veten. Për shembull trajtimet antimoshë për fytyrën, ku më mirë tjetër se në fshat mund të përgatiten me qumështin e freskët, mjaltin dhe kosin e përgatitur vetë. Po ashtu të gjitha frutat apo vaji i freskët i ullirit shërbejnë për t’i dhënë fytyrës një pamje tjetër. (shqip)

Publikuar: 23.06.2010 | 15:28
Lexuar: 817 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime