E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Krahas takimeve me përfaqësues të odave dhe anëtarë të tyre, ministri Pavlevski realizoi takime edhe me personalitete të njohura nga sfera e biznesit në Egjipt dhe botën arabe.
Kompanitë egjiptiane të interesuara për invetsime në Maqedoni







Ministri i Investimeve të Huaja Bill Pavlevski në Egjipt i prezantoi mundësitë investuese që ofrohen për kompanitë e huaja në Maqedoni. Me këtë rast një pjesë prej tyre shfaqën interes për investim dhe paralajmëruan vizitë në Maqedoni.

Nga Kabineti i ministrit informojnë se gjatë vizitës Pavlevski realizoi takime dhe forume të biznesit me udhëheqësinë e odave më të rëndësishme ekonomike në Egjipt, midis të cilëve me Federatën e Odave Egjiptiane dhe Odën Kanadeze në Egjipt, Odën nga Giza, Odën nga Kaliopeja dhe Odën nga Aleksanria, si dhe anëtare të tyre.

Në takimet, ai informoi për situatën ekonomike në Republikën e Maqedonisë dhe reformat që zbatohen në drejtim të zhvillimit të ekonomisë dhe sigurimit të biznes klimës së volitshme për investitorët e huaj. Me këtë rast, ai e theksoi nevojën nga thellimi i bashkëpunimit në nivel të odave ekonomike nga dy vendet, këmbim të përvojave dhe vizita të përbashkëta.

Krahas takimeve me përfaqësues të odave dhe anëtarë të tyre, ministri Pavlevski realizoi takime edhe me personalitete të njohura nga sfera e biznesit në Egjipt dhe botën arabe.

Në kumtesë theksohet se midis më të rëndësishmeve ishte takimi me drejtorin ekzekutiv të Orascom Construction, pjesë e grupacionit Orascom, pastaj takim me pronarin dhe drejtorin ekzekutiv të Oriental Wavers, kompania më e madhe në botë për prodhimtari makinerike të qilimave me rreth 17.000 të punësuar dhe 10 fabrika në SHBA, Egjipt dhe Kinë, pastaj takim me drejtorin ekzekutiv të Dal al Mimar, njëra prej kompanive e cila shënon rritje më të shpejtë në sektorin e ndërtimtarisë në pjesë në komplekseve rezidenciale dhe turistike, si dhe takim me pronarin dhe drejtorin ekzekutiv të kompanisë Polyserver, një prej kompanive më të mëdha në sferën e prodhimtarisë së mbeturinave artificiale dhe kimikateve në Egjipt.

Në kuadër të vizitës, ministri Pavllovski kishte takime pune me ministrin e Investimeve Ashraf Sallman, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Munir Fahri Abdel Hur, ministri i Financave Hani Kadri Demian, ministri i Bujqësisë Salleh Hellall dhe ministri i Turizmit.

Në takimet u këmbyen mendime dhe propozime konkrete për thellimin e marrëdhënieve dhe ngritjes së bashkëpunimit në nivel më të lartë, me qëllim të përparimit dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik, këmbimit tregtar dhe bashkëpunimit në fushën e investimeve, tregtisë, bujqësisë dhe turizmit.

Publikuar: 21.08.2015 | 14:09
Lexuar: 718 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime