Mendoj se është e rëndësishme për çdonjërin të fillojë të kuptojë se çfarëdo që të ndodhë në procedimet e gjykatës ndërkombëtare, Kosova është shtet i pavarur dhe do të mbetet shtet i pavarur. Unë mendoj se ky është një fakt, të cilin çdonjëri duhet ta marrë në konsideratë, veçanërisht ata që kanë ambicie të përpiqen ti bashkëngjiten Bashkimit Evropian
Martti Ahtisaari, ish presidenti i Finlandës dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe, tha se Kosova do të mbetet shtet i pavarur pa marrë parasysh mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së saj, i cili pritet të shpallet më vonë gjatë vitit.
Mendoj se është e rëndësishme për çdonjërin të fillojë të kuptojë se çfarëdo që të ndodhë në procedimet e gjykatës ndërkombëtare, Kosova është shtet i pavarur dhe do të mbetet shtet i pavarur. Unë mendoj se ky është një fakt, të cilin çdonjëri duhet ta marrë në konsideratë, veçanërisht ata që kanë ambicie të përpiqen ti bashkëngjiten Bashkimit Evropian, tha Ahtisaari.
Ish emisari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Ahtisaari, i bëri këto komente në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.