Diplomatët e vlerësuan konferencën në Stamboll si vërtetim i bashkëpunimit të mirë ndërmjet Bosnjës, Kroacisë dhe Turqisë në suaza të përpjekjeve për arritjen e përparimit në rajon dhe dhënies përkrahje për Bosnjën.
Takim i shefave të diplomacisë së Turqisë, Kroacisë dhe BeH-së në Stamboll
Ministrat e punëve të jashtme në Turqi, Kroaci dhe BeH u bashkuan rreth qëndrimit se bashkëpunimi tripalësh dhe marrëdhëniet ndërmjet vendeve të tyre janë me rëndësi strategjike për rajonin e Evropës Juglindore.
Tre ministrat Ahmet Davutollgu, Gordan Jandrokoviq dhe Sven Alkalaj dje në Stamboll kanë pasur takim tripalësh, ku do të marrin pjesë në Takimin e ministrave të punëve të jashtme nga Procesi për bashkëpunim me EJL-në. Ky është takimi i tretë tripalësh nga ky lloj.
Diplomatët e vlerësuan konferencën në Stamboll si vërtetim i bashkëpunimit të mirë ndërmjet Bosnjës, Kroacisë dhe Turqisë në suaza të përpjekjeve për arritjen e përparimit në rajon dhe dhënies përkrahje për Bosnjën.
Shefja e diplomacisë kroate Jandrokoviq propozoi këtë vjeshtë në Kroaci të organizohet forum tripalësh ekonomik dhe të formohet grup pune , i cili do t'i vazhdojë dhe do t'i vlerësojë projektet e përbashkëta. Iniciativat e Jandrokoviqit u mbështetën nga Alkalaj dhe Davutollgu.
Takime të kryeministrit Gruevski me presidentët e Shqipërisë, Sllovenisë dhe Kroacisë në Stamboll
Në margjinat e Samitit të shefave të shteteve dhe qeverive në Procesin e bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore, kryeministri Nikolla Gruevski sot realizoi takime dypalëshe me presidentët e Shqipërisë Bamir Topi , të Sllovenisë Danillo Tirk dhe të Kroacisë, Ivo Josipoviç.
Në takimet, siç njofton raportuesi i MIA-s, është folur për thellimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve politike midis shteteve, me theks të veçantë në angazhimet për plotësimin e standardeve për realizimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të vendeve të rajonit.
Janë këmbyer edhe qëndrime për sfidat dhe perspektivat e vendeve të Evropës Juglindre, për mundësitë për realizimin e rritjes ekonomike dhe zhvillimin për projekte të infrastrukturës.
Kryeministri Gruevski në takimet me presidentin slloven, shqiptar dhe kroat, i kanë shqyrtuar edhe aktivitetet për zmadhimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis shteteve, si dhe për realizimin e projekteve të interesit të përbashkët.
Samiti për bashkëpunim ndërkombëtar të Evropës Juglindore, mbahet prej 21 deri 23 qershor në Stamboll, Turqi. (mia)