E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Jemi të gatshëm që në afat sa më të shkurtë ta gjejmë zgjidhjen e nevojshme të pranueshme bashkarisht. Gjetja e zgjidhjes nuk nevojitet vetëm për shkak të marrëdhënive bilaterale, por edhe që t'i dërgohet sinjal i fuqishëm tërë rajonit.
Papandreu jep sinjale pozitive, jemi tė gatshėm tė gjejmė zgjidhje sa mė shpejt











Unë dhe Nikolla (Gruevski) nisëm iniciativë dhe përpjekje të reja për ta zgjidhur këtë çështje shumë të rëndësishme, kuptohet nën patronatin e KB-së.

Jemi të gatshëm që në afat sa më të shkurtë ta gjejmë zgjidhjen e nevojshme të pranueshme bashkarisht. Gjetja e zgjidhjes nuk nevojitet vetëm për shkak të marrëdhënive bilaterale, por edhe që t'i dërgohet sinjal i fuqishëm tërë rajonit.

Këtë e theksoi kryeministri grek, Jorgos Papandreu gjatë fjalimit në Samitin e Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, që po mbahet në Stamboll, duke folur për kontestin bilateral për emrin.

Papandreu theksoi se qëllim dhe vizion i tyre është që të gjitha vendet nga Ballkani t'i bashkangjiten familjes evropiane, si dhe vendosja e dinamikës për zgjidhjen e problemeve rajonale, siç tha, janë mjaft.

Në Samitin në Stamboll merr pjesë edhe shefi i Qeverisë së Maqedonisë. Nikolla Gruevski. Tani për tani nuk ka konstatim zyrtar për takim të ri Gruevski-Papandreu në margjinat e tubimit, edhe pse nuk përjashtohet për të.

Publikuar: 23.06.2010 | 17:00
Lexuar: 337 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime