E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në SHBA, disa shtete federale janë bërë bashkë për të gjetur nëse Google ka shkelur ligjet me mbledhjen e të dhënave. Ndër të tjera do të mësohet nëse Google ka bërë vlerësim të të dhënave, dhe nëse po me çfarë qëllimi.
Policia britanike heton kundėr Google





Operatori amerikan i kërkimit në internet, Google është duke rënë në presion gjithnjë e më të madh për shkak të mbledhjes së të dhënave private nga rrjetet e pasiguruara telefonike WLAN. Edhe në Britaninë e Madhe, autoritetet kanë filluar hetimet për shkelje të mundshme të ligjeve për ruajtjen e të dhënave.

Në SHBA, disa shtete federale janë bërë bashkë për të gjetur nëse Google ka shkelur ligjet me mbledhjen e të dhënave. Ndër të tjera do të mësohet nëse Google ka bërë vlerësim të të dhënave, dhe nëse po me çfarë qëllimi.

Edhe në Gjermani prokuroria është duke zhvilluar hetime. Në muajin maj Google pranoi se ka mbledhur të dhëna nga më shumë se 30 vende nga rrjetet e pasiguruara WLAN, në kuadër të shërbimit "Street View" të fotografimit të rrugëve. Firma foli për një pakujdesi.

Publikuar: 23.06.2010 | 18:38
Lexuar: 470 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime