E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Takimi dy-ditor është pjesë e procesit të Berlinit, i iniciuar vitin e kaluar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, për të nxitur procesin e përafrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri në Vjenë konferencën për Ballkanin perëndimor


Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri sot udhëtoi për në Vjenë, ku do të merr pjesë në Konferencën dyditore për Ballkanin Perëndimor. Në këtë konferencë marrin pjesë kryeministrat, ministrat e Ekonomisë dhe të Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi, dhe Serbisë.

Gjatë ditës së nesërme, ministri Neziri do të marrë pjesë në Mëngjesin e biznesit me Top-15 investitorët më të mëdhenj austriak në Ballkanin Perëndimor, dhe do të merr pjesë në Tryezën e rrumbullakët të ministrave të Ekonomisë, me titull "Prosperiteti ekonomik dhe lidhja infrastrukturore".

Takimi dy-ditor është pjesë e procesit të Berlinit, i iniciuar vitin e kaluar nga kancelarja gjermane Angela Merkel, për të nxitur procesin e përafrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Përveç nikoqirëve, kancelarit austriak, kancelares gjermane dhe përfaqësues të lartë të BE-së, në konferencë do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Francës dhe Italisë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të qenë nikoqirë të njërit nga samitet e ardhshme, si dhe përfaqësues të Sllovenisë dhe Kroacisë, shtete që mbështesin fuqishëm procesin e përafrimit të rajonit të Ballkanit në BE.

Publikuar: 26.08.2015 | 13:44
Lexuar: 736 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime