Lideri i BDI-së, Ahmeti e njoftoi ministrin Lidington për situatën politike në vend, pikpamjet e tij për zhvillimet në të ardhmen. Ai potencoi rëndësinë e zgjidhjes së shpejt të tre kërkesave të BDI-së sepse këto çështje kanë ndikim në situatën e përgjithshme dhe në marrdhëniet ndëretnike në vend.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe sekretari i përgjithshëm, si dhe zëvendëskryeministër i Maqedon]iusë, Abdilaqim Ademi, sot kanë realizuar takim me ministrin për Evropë të Britanisë së Madhe, David Lidington.
Në takimin, siç thuhet në kumtesën e BDI-së u bisedua për bashkëpunimin mes dy vendeve, situatën politike në vend dhe në rajon, proceset integruese të vendit me theks të vaçantë zgjidhja e emrit të shtetit dhe implemetimi i Marrëveshjes së Ohrit.
Lideri i BDI-së, Ahmeti e njoftoi ministrin Lidington për situatën politike në vend, pikpamjet e tij për zhvillimet në të ardhmen. Ai potencoi rëndësinë e zgjidhjes së shpejt të tre kërkesave të BDI-së sepse këto çështje kanë ndikim në situatën e përgjithshme dhe në marrdhëniet ndëretnike në vend.
Gjithashtu, ai e njoftoi ministrin britanik edhe për rëndësinë e implementimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje e cila ka vendosur bazat e një shteti shumë etnik dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.
Ministri për Evropë të Britanisë së Madhe, theksoi se Britania e Madhe është përkrahës i Maqedonisë në proceset integruese.
"Dëshirojmë që sa më shpejt ta shohim Maqedoninë anëtare të NATO-s dhe të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE, shtet në të cilën do të funksionojë demokracia, ku çdo qytetar do të ndjehet i barabartë pavarësisht përkatësisë së tij etnike", theksoi ministri britanik gjatë takimit Ahmetin.
Ai përmendi rëndësinë e vazhdimit të reformave në administratë, gjyqësi dhe përforcimin e rolit të Parlamentit si insititucion ku duhet të zhvillohet dialogu në mes partive politike.
Temë e bisedimeve ishte edhe çështja e emrit ku së bashku u konstatua se kjo çështje duhet të zgjidhet sa më shpejt, të arrihet kompromis me qëllim që të ruhet stabiliteti i brendshëm i vendit dhe vendi të bëhet anëtare e NATO-s dhe t'i fillojë bisedimet për anëtarësim ne BE.
Lidington vlerësoi lartë rolin konstruktiv të BDI-së dhe kryetarit të saj për zhvillimit politike në vend, demarkacionin e vijës kufitare dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ahmeti e falënderoi ministrin dhe ambasadorin për bashkëpunimin dhe përkrahjen që Britania e Madhe i jep Maqedonisë dhe rajonit në përgjithësi në përforcimin e institucioneve demokratike dhe integrimin e tyre në strukturat euro-atlantike.