E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ai thotë se trupat e përthithur nga “Vrimat e zeza” ose përfundojnë në formën e një hologrami dydimensional në skaj të tyre, ose në një tjetër univers.
“Vrimat e zeza” e kanë një rrugëdalje







Shkencëtarët besojnë masivisht se graviteti në qendër të “Vrimës së Zezë”, formacioni qiellor që formohet pas shpërthimit të një ylli të plakur, është aq i madh saqë nuk përçohet as nga drita.

Kjo do të thotë se çdo trup a objekt që përfundon në një “Vrimë të zezë”, mbetet aty përgjithmonë, pa asnjë rrugëdalje.

Por, Stephen Hawking, shkencëtari i njohur britanik, ka dalë këtë javë me një teori të re, që thotë se mund të shpëtohet nga “Vrimat e zeza”.

Ai thotë se trupat e përthithur nga “Vrimat e zeza” ose përfundojnë në formën e një hologrami dydimensional në skaj të tyre, ose në një tjetër univers.

“Të dhënat sugjerojnë se kjo mund të jetë e mundur. Vrima duhet të jetë e madhe dhe nëse është në rrotullim, mund të ketë një shteg për në një univers.

Pra nëse hyn në një vrimë të zezë, mund të përfundosh në një tjetër univers, ose një hologram dydimensional në skaj të vrimës së zezë, por nuk ka kthim pas për në universin tënd”, deklaroi shkencëtari britanik.

Publikuar: 27.08.2015 | 11:25
Lexuar: 761 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime