E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Puna në këtë projekt ambicioz filloi duke u financuar nga Zvicra me një çmim prej rreth 10 miliardë dollarë, 20 vite më parë
Zvicra hap tunelin më të gjatë hekurudhor në botë
Ndërtimi i tunelit më të gjatë në botë – dhe më të thellë – tunel hekurudhor, në Zvicër, ka përfunduar.

Tuneli, që do të hapet për publikun më 1 qershor 2016, do të transportojë pasagjerë nga Cyrihu për në Milan për vetëm 2 orë dhe 50 minuta, duke shkurtuar pothuajse një orë kohën aktuale të udhëtimit.

Puna në këtë projekt ambicioz filloi duke u financuar nga Zvicra me një çmim prej rreth 10 miliardë dollarë, 20 vite më parë, transmeton Lajmi.net.

Rreth 2,000 punëtorë ishin punësuar në këtë projekt për të hapur tunelin thellë nën sipërfaqen e tokës. Për shkak të terrenit të Alpeve, lidhja e qyteteve si Milano dhe Cyrih padyshim që është një gjë e mirë, sidomos kur trenat do të mund të udhëtojnë në një shpejtësi prej më shumë se 150 milje në orë.

Gërmimet bëheshin nga makineritë e prerjes që prisnin pothuajse 100 metra shkëmb çdo ditë. Ishte një proces i rrezikshëm, dhe tetë punëtorë vdiqën tragjikisht gjatë ndërtimit.
Zvicra ndërton tunelin hekurudhor më të gjatë në botë
Zvicra ndërton tunelin hekurudhor më të gjatë në botë
Zvicra ndërton tunelin hekurudhor më të gjatë në botë

Publikuar: 27.08.2015 | 12:34
Lexuar: 983 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime