E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në lidhje me funksionimin e sistemit të video monitorimit në EPSH bashkërisht u konkludua se është shume më efikase dhe më racionale të mbetet vendimi për monitorim qendrorë te i cili do të kenë qasje vetëm 5 persona të autorizuar.
Puna e mjekėve nėn thjerrėzėn e Osmanit



Vendosët sistemi i video monitorimit në spitale


“Nëse paraqitet nevoja në rastet e jashtëzakonshme drejtorët e institucioneve mund të kërkojnë qasje në video monitorimin e entit të tyre, në pajtim me Rregulloren që i parasheh procedurat e punës së sistemit dhe me respektimin dhe mbrojtjen e plotë të të drejtave të pacientëve”, tha Bujar Osmani


Ministri i shëndetësisë, Bujar Osmani, të mërkurën realizoi takim pune me drejtorët e 40 Enteve Publike Shëndetësore si nga Klinikat Universitare, spitaleve te specializuara, Enteve dhe Instituteve.
“Qëllimi i takimit ishte këmbim i informacioneve në lidhje me fillimin e sistemit të DRG, të vendosjes të sistemit te video monitorimit në EPSH si dhe përgatitjes së Ligjit për veprimtarinë e mjekëve”, thekson Osmani.

Shumica e drejtorëve të EPSH shprehën kënaqësinë e implementimit të modelit të ri të pagesës sipas shërbimit të kryer (DRG), e në interes të implementimit të suksesshëm të sistemit në praktikë të pranishmit u obliguan që më së voni deri të premten komentet e tyre në formë të shkruar ti dorëzojnë në Ministrinë e shëndetësisë dhe Fondin për mbrojtje shëndetësore.

Në lidhje me funksionimin e sistemit të video monitorimit në EPSH bashkërisht u konkludua se është shume më efikase dhe më racionale të mbetet vendimi për monitorim qendrorë te i cili do të kenë qasje vetëm 5 persona të autorizuar.

“Nëse paraqitet nevoja në rastet e jashtëzakonshme drejtorët e institucioneve mund të kërkojnë qasje në video monitorimin e entit të tyre, në pajtim me Rregulloren që i parasheh procedurat e punës së sistemit dhe me respektimin dhe mbrojtjen e plotë të të drejtave të pacientëve”, tha Osmani

Në takim ministri informoi të pranishmit së janë në rrjedhë e sipër përgatitjet për hartimin e Ligjit të ri për rregullimin e veprimtarisë së mjekëve dhe paralajmëroi së për ketë qëllim do të realizohen takime konsultative në të ardhmen e afërt.

Driton Dikena


Publikuar: 14.01.2009 | 15:24
Lexuar: 562 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime