E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për t'u arritur rezultate duhet punuar në projekte të përbashkëta investuese, theksoi sot në konferencë shtypi, Jalisaveta Georgieva, drejtoreshë ekzekutive e Odës Ekonomike të Maqedonisë.
Forum investues i odave për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor


Përforcim të bashkëpunimit rajonal dhe tërheqje të investimeve, duhet të mundësojë Forumi investues i odave për të cilin nënshkruan marrëveshje shtetet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Vjenës.

Për t'u arritur rezultate duhet punuar në projekte të përbashkëta investuese, theksoi sot në konferencë shtypi, Jalisaveta Georgieva, drejtoreshë ekzekutive e Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Sektorë prioritarë të Forumit investues të odave do të jenë infrastruktura e komunikacionit dhe ajo energjetike dhe veprimtaritë komunale, përmirësimi i rrethimit afarist dhe investues dhe zhvillimi i sektorit privat.

Sipas Georgievas, me marrëveshjen për Forumin investues të odave do të insistohet të sigurohet involvim më efikas i bashkësive afariste të vendeve të rajonit në zbatimin e projekteve vijuese dhe të parapara infrastrukturore si dhe në projekte të sferave të tjera të rëndësishme për progresin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Siç i lidh rrjeti kryesor transportues i BE-së qytetet e saj kryesore, potencoi Georgieva, ashtu edhe Ballkani Perëndimor ka nevojë për reforma të përshpejtuara dhe investime infrastrukturore shtesë për korridoret kyçe. Për Maqedoninë, prioritet është funksionaliteti i plotë i Korridoreve 8 dhe 10. Për momentin në mënyrë aktive punohet në ndërtimin e pjesës së mbetur të aksit të autostradës të Korridorit 10, Demir Kapi - Smokvicë, si dhe në ndërtimin e një pjesë të autostradës Korridor 8, Kërçovë-Ohër dhe Shkup-Shtip.

Sipas marrëveshjes së kryetarëve të Odave ekonomike, platforma për pjesëmarrje në projekte të përbashkëta do të jetë Qendra rajonale për zhvillimin e aftësive sipërmarrëse për vendet e Evropës Juglindore, e formuar me kërkesën e tetë shteteve të EJL-së: Maqedonia, Shqipëria, BeH, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Selia e Qendrës është në Zagreb, ndërsa të gjitha anëtaret do të kenë zyrat dhe përfaqësuesit e tyre.

Takimi i radhës i odave dhe takimi i forumit investues të odave do të mbahet një ditë para Konferencës së pestë vjetore "Efikasiteti i procesit të inkuadrimit drejt BE-së dhe përmirësimi i konkurrencës rajonale", i paralajmëruar për më 22 dhe 23 tetor këtë vit në Budva.

Publikuar: 31.08.2015 | 13:58
Lexuar: 794 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime