E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Leite është në arrati dhe po kërkohet nga policia federale, megjithëse avokati i saj thotë se ajo nuk është në dijeni të ndonjë krimi, justifikim që e bën minimalisht të çuditshme arratinë.
Kryebashkiakja që drejtonte qytetin me Whatsapp









Korrupsioni nuk është asgjë e re në Brazil, në çdo nivel të qeverisjes, por një kryebashkiake në shtetin e Maranahos ka vendosur një standard të ri për injorimin e detyrës.

25-vjeçarja Lidiane Leite, veç akuzës së zakonshme për korrupsion, më saktë vjedhje fondesh nga sistemi i shkollave, gjithashtu akuzohet për neglizhencë në detyrë pasi drejtonte qytetin Bom Zhardim përmes aplikacionit Whatsapp.

Leite është në arrati dhe po kërkohet nga policia federale, megjithëse avokati i saj thotë se ajo nuk është në dijeni të ndonjë krimi, justifikim që e bën minimalisht të çuditshme arratinë.

Mediat braziliane thonë se 25-vjeçarja Lidiane Leite u zgjodh kryetare e bashkisë së Bom Zhardimit në vitin 2012 dhe mendohej se një vajze e re si ajo do të sillte frymë të re për qytetin. Kështu ndodhi, por jo në këndvështrimin që pritej.

Sapo mori detyrën, Leite shkoi të jetonte në Sao Luis, kryeqyteti i Maranaos, 275 kilometra larg qytetit që e zgjodhi, dhe përmes mesazheve në Whatsapp, ajo jepte urdhra dhe manaxhonte qytetin.

Ndërkohë, Leite bënte një jete tejet lukzose dhe mediat vazhdimisht publikonin foto të saj në festa dhe vende që paga e saj si kryebashkiake nuk i justifikonte.

Por zgjidhja e Leites për këtë pengesë të vogël ishte mjaft e thjeshtë: fondet e sistemit arsimor të qytetit. Ky i fundit, që më herët në gjendje të vështirë, tashmë është në kolaps të plotë, pasi infrastruktura është e shkatërruar dhe mësuesit nuk paguhen.

Sipas policisë braziliane, mungojnë 4 milion dollarë nga fondet e arsimit dhe për zhdukjen e tyre akuzohet pikërisht kryebashkiakja që pëlqente festat dhe luksin, por jo t’i paguante nga xhepi i saj.
Kryebashkiakja që drejtonte qytetin me Whatsapp

Publikuar: 31.08.2015 | 15:19
Lexuar: 563 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime