Rënia e vlerës së dinarit vijoi pasi që dje BPS nuk intervenoi në tregun devizor me qëllim që ta zbusë oscilimin ditor të bursës së valutës serbe.
Një euro sipas kursit zyrtar të Bankës popullore të Serbisë (BPS) sot kushton 104,0892 dinarë serbë, që paraqet deri më tani vlerën më të ulët të valutës serbe në raport me euron.
Rënia e vlerës së dinarit vijoi pasi që dje BPS nuk intervenoi në tregun devizor me qëllim që ta zbusë oscilimin ditor të bursës së valutës serbe.
Të martën, banka lëshoi në qarkullim të tregut devizor 20 milionë euro, gjë që kontribuoi për përforcim të përkohshëm të dinarit.
Prej fillimit të vitit, BPS në tregun ditor intervenoi me lëshimin në qarkullim të gjithsej 1,248 miliardë eurove.
Gjatë këtij viti valuta nacionale serbe ishte më e fuqishme më 4 janar, kur një euro kushtonte 95,9679 dinarë.