E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vetë telefoni ka një kamera prej 21 megapiksel, me flesh dual- LED, një ekran AMOLED 5.5 inç, dhe furnizohet nga një proçesor Qualcomm 808 Snapdragon.
Acer zbulon “PC Phone”, telefoni që kthehet në kompjuter









Acer ka zbuluar “PC Phone”-in e tij të parë, një telefon me sistemin operativ Windows 10 që do të funksionojë dhe si kompjuter, falë Continuum të Microsoft.

Pajisja, me emrin Jade Primo, do të shitet bashkë me një sërë aksesorësh, përfshi tastierë, një maus me wireless.

Vetë telefoni ka një kamera prej 21 megapiksel, me flesh dual- LED, një ekran AMOLED 5.5 inç, dhe furnizohet nga një proçesor Qualcomm 808 Snapdragon.

Acer megjithatë nuk bën të ditur se kur do të dalë pajisja në treg dhe sa do të kushtojë, por duket se ëndrra për një kompjuter xhepi (Pocket PC) po rikthehet, shkruan “The Verge”.

Publikuar: 07.09.2015 | 11:00
Lexuar: 726 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime