E martė, 22.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Brenda një jave kishte dy takime në nivel të kryeministrave që është një shenjë se megjithatë do apo nuk donë dikush, i pëlqen apo nuk i pëlqen dikujt kjo çështje duhet të zgjidhet edhe do të zgjidhet. Kurse në aspektin tjetër, po ashtu edhe me rastin e Sopotit, faktikisht fillon edhe realizimi i kërkesave të BDI-së”, thotë Teuta Arifi, nënkryetare e BDI-së.
Arifi e kėnaqur me rezultatet e fundit tė BDI-sė









Zhvillimet e fundit janë pozitive në raport me politikën e BDI-së, deklaron nënkryetarja e kësaj partie, Teuta Arifi, e cila kishte kërkuar nga partia të cilës i takon, që deri në fund të qershorit të përcaktohet mes popullit dhe Nikolla Gruevskit.

Deri në fund të qershorit ka mbetur më pak se një javë dhe siç duket zhvillimet intensive rreth emrit dhe rastit ‘Sopoti’ nuk do ta largojnë Teuta Arifin nga BDI-ja, pasi ajo vet kishte deklaruar se nëse BDI-ja nuk ndryshon qasjen atëherë këtë do ta bëjë Teuta Arifi.

“Jam jashtëzakonisht e kënaqur që partia ime. Gjithnjë e më tepër po dëshmon që megjithatë në këtë zgjedhje është gjithnjë e ma afër popullit të vetë, se sa mund të quhet ashtu partnerit të koalicionit.
Dhe kjo dëshmohet faktikisht në dy momente, dëshmohet në faktin që megjithatë ka lëvizje intensive për sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me emrin, p.sh. brenda një jave kishte dy takime në nivel të kryeministrave që është një shenjë se megjithatë do apo nuk donë dikush, i pëlqen apo nuk i pëlqen dikujt kjo çështje duhet të zgjidhet edhe do të zgjidhet. Kurse në aspektin tjetër, po ashtu edhe me rastin e Sopotit, faktikisht fillon edhe realizimi i kërkesave të BDI-së”, thotë Teuta Arifi, nënkryetare e BDI-së.

Arifi, shprehet se edhe më tej do të ketë qëndrim kritik sa u përket projekteve qeveritare. Sipas saj politika e përgjithshme duhet të ndryshojnë për të qenë më efikase. Arifi madje paralajmëron se gjatë kësaj vere do të ketë ndryshime të mëdha sa i përket proceseve që kanë të bëjnë me euro-integrimet.

“Urgjenca e zgjidhjes së çështjes së emrit do të thotë është urgjencë e dukshme. Nëse Maqedonia fitoi afat deri në dhjetor, nëse fitoi edhe një 6 mujor deri në qershor, nëse keni pa nga vendimet e Bashkimit Europian, Maqedonia nuk ka më afat tjetër. Do të thotë punoi tani, i shfrytëzoi këto ditë, i shfrytëzoi këto javë, OK, nuk i shfrytëzoi atëherë gjërat nuk do të zhvillohen në të mirën e perspektivës evropiane të Maqedonisë dhe mendoj se strukturat politike këtë e kanë gjithnjë e më të qartë dhe sipas kësaj edhe do të veprohet”, shton Teuta Arifi.

Arifi gjithashtu tha se BDI-ja do të vazhdoj të insistoj edhe në përmbushjen e kërkesave të saja të paraqitura nga vetë lideri Ahmeti. Por nëse gjërat marrin kahje të kundërt nga ajo që ne presim, atëherë gjithsesi se BDI-ja do të duhet që të gjej zgjidhje tjetër.
(Bedri Rexhallari, Alsat-M)

Publikuar: 24.06.2010 | 20:09
Lexuar: 379 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime