Një delegacion i lartë, i udhëhequr nga ministrja Fehter dhe drejtori i shërbimit kriminalistik austriak për zbulim, gjenerali Franc Lang, sot e vizituan MPB-në e Maqedonisë, me ç'rast u takuan me ministren Jankullovska.
Të gjitha projektet vijuese në nivelin bilateral dhe multilateral, duke e përfshirë edhe bashkëpunimin përmes Interpolit janë të shkëlqyeshme, ndërsa të dy vendet punojnë në lidhje të ngushtë për ballafaqim me lëvizjet kriminele, konkluduan sot ministret e punëve të brendshme të Maqedonisë dhe Austrisë, GOrdana Jankullovska dhe MArija Fehter.
Një delegacion i lartë, i udhëhequr nga ministrja Fehter dhe drejtori i shërbimit kriminalistik austriak për zbulim, gjenerali Franc Lang, sot e vizituan MPB-në e Maqedonisë, me ç'rast u takuan me ministren Jankullovska.
"Sot nënshkruam dokument të rëndësishëm, respektivisht protokollin implementues mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë federale të Punëve të Brendshme të Republikës së Austrisë ndaj marrëveshjes mes bashkësisë evropiane dhe vendit për dëbimin e personave me qëndrim joligjor, dokument i cili është me rëndësi të jashtëzakonshme për shfrytëzimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë", deklaroi Jankullovska pas takimit me kolegen austriake.
Ministrja Fehter e potencoi bashkëpunimin e mirë mes dy policive dhe shtoi se janë zhvilluar shumë metoda të përbashkëta dhe të barabarta, posaçërisht në pjesën e këmbimit të të dhënave rreth hetimeve.
Ajo paralajmëroi se në vjeshtë në Vjenë do të mbahet punëtori, ku do të bëhet fjalë për ballafaqimin me krimin dhe potencoi se aty do të vazhdohet bashkëpunimi mes dy ministrive.