E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryesuesja e chart-eve muzikorë dhe anëtarja e re e jurisë së X Factor, Rita Sahatçiu Ora, lindi në Prishtinë, Kosovë.
Mediat prestigjioze: “Rita Ora, kjo refugjate e famshme”








Rita Ora është vënë sërish në fokusin e mediave ndërkombëtare më prestigjioze.

“Çfarë ju vjen në mend kur dëgjoni fjalën refugjat? Natyrisht, jo tapeti i kuq me shkëlqimin e personazheve dhe paraqitjen elegante, kështu? Ja tek janë disa prej personazheve të famshëm që historia e tyre mund t’ju surprizojë”, – kështu e nis shkrimin e saj, faqja online e televizionit prestigjoz muzikor MTV, duke sjellë edhe një herë në vëmendje, historinë e yllit të ri të pop-it, 24-vjeçares me origjinë nga Kosova, Rita Ora.

Kryesuesja e chart-eve muzikorë dhe anëtarja e re e jurisë së X Factor, Rita Sahatçiu Ora, lindi në Prishtinë, Kosovë.

Kur ishte vetëm një vjeç, grupet rivale politike, sulmuan e plaçkitën vendin e saj, ndërsa prindërit e saj shqiptarë, u detyruan të largohen për të shmagur paragjykimet dhe represionin brutal.

Ata ia dolën mbanë në Londër, aty ku Rita Ora jetonte në një dhomë të vetme me motrën, vëllain dhe prindërit.

Pavarësisht se asnjë nga familja e saj nuk fliste anglisht, ata ishin të vendosur për të arritur suksesin.

Rita dhe prindërit e saj, luftuan me thonj për të përballuar jetesën në vendin e tyre të ri, Britani.

Dhjetë vjet më vonë, ajo është një nga artistet që shet më shumë në muzikë dhe aktore e filmit “Fifty Shades of Grey”, me firma të panumërta që i shkojnë nga pas, që ajo të veshë rrobat e tyre

Publikuar: 10.09.2015 | 14:57
Lexuar: 806 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime