Me 73 vota pro, Kuvendi ka miratuar rregulloren e re, e cila parasheh votimin në mënyrë të hapur për dekretet e propozuara nga kreu i shtetit për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.
Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit për miratimin e dekreteve të presidentit të Republikës, janë miratuar mbrëmë në Parlament pa votat e opozitës.
Me 73 vota pro, Kuvendi ka miratuar rregulloren e re, e cila parasheh votimin në mënyrë të hapur për dekretet e propozuara nga kreu i shtetit për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.
Deputetët e Partisë Socialiste kanë debatuar gjatë në seancë duke kundërshtuar draftin e propozuar nga deputetët e djathtë.
Duke pasur parasysh se ky amendament vë nën kontroll politik integritetin e institucioneve të pavarura, ai i jep gjithashtu një goditje të fortë frymës së mirëbesimit reciprok. Nëse do të vazhdoni kështu e coni situatën në Shqipëri në pikën e nisjes, ka deklaruar kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.
Menjëherë ka reaguar kreu i grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi, i cili ka akuzuar opozitën se po tenton të fus në kaos institucionet demokratike. Po përpiqen tiu ngulisin njerëzve në kokë fjalën transparencë, jo sepse e duan atë, por sepse duan të fusin vendin në kaos, u shpreh Patozi. Rregullorja hyn në fuqi menjëherë dhe tre kandidaturat e presidentit Topi për Gjykatën Kushtetuese pritet të miratohen me votim të hapur.(start)