E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Qyteti nëntokësor, i quajtur edhe si “streha e diktatorit” ishte i ndërtuar me bunkerë e fortino dhe kishte madje edhe stacion hekurudhor.
Hitleri i kishte “marrë” masat…, zbulohet “qyteti” tunel në Poloni

Shumë aludime janë bërë dhe thënë për jetën e ish-diktatorit nazist Adolf Hitler, por një gjë është e sigurt… ai nuk ishte budalla!

Ish-lideri nazist duket se i kishte llogaritur mirë gjërat dhe kishte menduar zgjidhje të ndryshme në rast bombardimi.

Dikatori gjerman kishte arritur të ndërtonte në Poloni një qytet gjigant nëntokësor gjatë luftës së dytë botërorë.

Qyteti nëntokësor, i quajtur edhe si “streha e diktatorit” ishte i ndërtuar me bunkerë e fortino dhe kishte madje edhe stacion hekurudhor.

Zbulimi interesant është bërë pas kërkimesh të shumta nga eksploratori polak Kristof Spakovski.

Tuneli nëntokësor rreth 200 km i gjatë që ndodhet në kufirin mes Çekisë dhe Polonisë, do të përdorej nga diktatori nazist dhe familjarët e ushtarakëve të lartë gjermanë në rast të bombardimeve apo sulmeve nga aleatët.

Sipas Spakovskit për ndërtimin e qytetit nëntokësor janë përdorur mbi 28 milionë ton çelik e beton, si dhe puna e dhjetra mijëra sklevërve hebrenj nga kampet e përqëndrimit.
Zbulohet qyteti tunel në Poloni
Zbulohet qyteti tunel në Poloni
Zbulohet qyteti tunel në Poloni
Zbulohet qyteti tunel në Poloni
Zbulohet qyteti tunel në Poloni

Publikuar: 14.09.2015 | 12:24
Lexuar: 796 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime