E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Vullkani Aso, së fundmi shpërtheu vitin e kaluar, dhe kishte shtatë shpërthime të mëdha. Në ishullin Kyushu jetojnë afërsisht shtatë milionë banorë.
Aktivizohet vullkani më i madh në Japoni, evakuohen banorët









Në ishullin jugor japonez Kyushu është evakuuar një numër i madh i banorëve, ndërsa fluturimeve u janë ndryshuar destinacionet për shkak të shpërthimeve vullkanike mbi malin Aso.

Agjencia e lajmeve shtetërore Kyodo raportoi se sot përsëri është aktivizuar vullkani më i madh në Japoni, transmeton AA. Kompania ajrore All Nippon Airways ka anuluar gjashtë fluturime, kurse kompania ajrore japoneze ka anuluar dy fluturime.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë deklaroi se hiri nga vullkani shkon deri në 2.000 metra lartësi, ndërsa është lëshuar një paralajmërim për gurët vullkanik dhe retë e tymit në rreze prej katër kilometrash.

Vullkani Aso, së fundmi shpërtheu vitin e kaluar, dhe kishte shtatë shpërthime të mëdha. Në ishullin Kyushu jetojnë afërsisht shtatë milionë banorë.

Publikuar: 14.09.2015 | 15:33
Lexuar: 730 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime