Në bazë të ligjit, nxënësit duhet ose t'i kthejnë librat ose ta kompensojnë vlerën për dëmin. MASH-ja në ueb-faqe i ka theksuar çmimet për të gjitha librat shkollorë dhe për librat tërësisht të dëmtuara ose të cilat nuk do të kthehen, nxënësit duhet të paguajnë 70 për qind nga vlera e tyre.
Të gjithë nxënësit duhet t'i marrin dëftesat e tyre dhe arsimtarët e drejtorët e shkollave nuk guxojnë me to t'i kushtëzojnë fëmijët nëse nuk e kanë paguar dëmin për librat pa pagesë, apeloi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov.
"Nuk mundet asnjë profesor, e as një drejtor ta kushtëzojë në cilëndo mënyrë dhënien e dëftesës me pagesën e librave, kompensimin e ndojnë dëmi ose çka do që të jetë. Këto janë dy punë të palidhshme. E drejta e çdo nxënësi është të fitojë dëftesën në fund të vitit shkollor dhe kjo nuk mund të jetë e kushtëzuar me asgjë tjetër", tha Todorov dhe shtoi se në të gjitha rastet e tilla do të reagojë inspektimi i arsimit.
Në bazë të ligjit, nxënësit duhet ose t'i kthejnë librat ose ta kompensojnë vlerën për dëmin. MASH-ja në ueb-faqe i ka theksuar çmimet për të gjitha librat shkollorë dhe për librat tërësisht të dëmtuara ose të cilat nuk do të kthehen, nxënësit duhet të paguajnë 70 për qind nga vlera e tyre. Todorov informoi se deri më tani janë grumbulluar mbi 90 për qind të dhëna për librat, por pritet deri më 30 qershor përqindja të jetë mbi 90 për qind sepse ka nxënës të cilët këto ditë japin provime ose kanë provim përmirësues.
Ministri konfirmoi se sot do të ketë takim me udhëheqësinë e Universitetit ndërkombëtar në Strugë dhe se do t'ua transmetojë qëndrimin e njëjtë si dhe në pasqyrimin me shkrim - në afatin e dhënë prej 40 ditëve t'i shmangin mungesat në punë. Todorov përsëriti se po e realizon detyrën e tij zyrtare dhe po vepron sipas ligjit. Takimi që duhet të mbahet në MASH e kërkoi kryetari i komunsë së Strugës, Ramiz Merko, i cili është njëri nga pronarët e universitetit tek i cili inspektorati shtetëror i arsimit konstatoi më shumë paligjshmëri.