Për këtë kategori të studentëve në Universitetin e Shkupit ka 795 vende të lira (në Fakultetin natyror-matematikor, të Pylltarisë, Ndërtimtarisë, Pedagogjisë, Stomatologjisë dhe Juridikun), në Universitetin në Manastir ka 130 vende, në Tetovë 525 dhe Universitetin e Shtipit 120 vende.
Gratë mbi moshën 35 vjeçare dhe burrat mbi 45 vjeçarë prej vitit 2010/2011 do të mund të studiojnë me korresponedencë në disa prej fakulteteve të universiteteve publike në Shkup, Manastir, Tetovë dhe Shtip.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot e paralajmëroi "Projekti 45" i cili do të mundësojë studime për 1.570 personat e moshuar, me qëllim që ta rrisë numrin e personave me arsim të lartë, që do ta përmirësojë gjendjen ekonomike dhe do të ndikojë në zhvillimin e përgjithshëm të shtetit.
Për këtë kategori të studentëve në Universitetin e Shkupit ka 795 vende të lira (në Fakultetin natyror-matematikor, të Pylltarisë, Ndërtimtarisë, Pedagogjisë, Stomatologjisë dhe Juridikun), në Universitetin në Manastir ka 130 vende, në Tetovë 525 dhe Universitetin e Shtipit 120 vende.
Ata do të regjistrohen pa provim pranues, por me varolizim të disa lëndëve të rëndësishme për studime. Universitetet i publikuan konkurset dhe regjistrimi i kandidatëve të interesuar do të jetë në shtator, pavarësisht nga ata të cilët konkurrojnë për studime të rregullta. Për ta nuk merren vende nga vendet e lira të parapara me Konkursin për regjistrim të studentëve të rregullt. Çmimi i këtyre studimeve është 200 euro në vit.
"Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për popullatë e cila është në marrëdhënie pune, mësimi do të realizohet përmes aktiviteteve të përshtatura në orët e pasditës ose gjatë fundjavëve, në pajtim me programet studimore tashmë të akredituara sipas EKT-sistemit ekzistues", tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Nikolla Todorov, i cili e promovoi projektin në praninë e rektorëve të katër universiteteve.
Ai shtoi se me marrjen e arsimit të lartë, personat do të kenë mundësi më të madhe për punësim, përmirësim të statusit ekonomik, përparim në karrierë dhe mundësi për pension më të lartë. Todorov informoi se janë bërë analiza për nevojën nga kuadri adekuat dhe se pikërisht profilet për të cilat do të ketë studime janë më të përshtatshme për riedukim të kësaj popullate për shkak të mundësisë për vetëpunsimin e tyre.
Rektori i Universitetit të Shkupit Velimir Stojkovski tha se deri te të gjtiha fakultetet është dërguar kërkesë që të bëjnë vlerësim se nëse kanë nevojë për ata, ndërsa pozitivisht janë përgjigjur shtatë fakultete të cilët do të regjistrojnë studentë të moshuar.