E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas tij, me investimet e fundit që po i bëjnë Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura bëhet përpjekje që trafiku hekurudhorë në Maqedoni të jetë më i sigurtë në rajon e më gjërë.
HM-Infrastruktura, pjesë e konferencës për siguri në trafikun hekuridhor


Drejtori i përgjithshëm i Hekurudhave të Maqedonisë Infrastruktura, Irfan Asani merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për siguri në trafikut hekurudhorë e cila mbahet në qytetin e Salcburgut të Austrisë.

Kjo konferencë ndërkombëtare hekurudhore e cila organizohet organizuar nga hekurudhat austriake për transport dhe infrastructure paraqet një ndër konferencat më prestigjioze në sektorin hekurudhor në Evropë dhe botë.

Në këtë konferencë, marrin pjesë përfaqësues dhe drejtorë nga shumë kompani hekurudhore nga evropa dhe bota.

Ndërsa për sigurinë në trafikun hekurudhorë para të pranishmëve folën drejtori i hekurudhave austriake, japoneze si dhe drejtorët e CFF FFS dhe shumë ekspertë tjerë në fushën e sigurisë së trafikut hekurudhor.

Drejtori Asani duke folur për sigurinë e trafikut hekurudhor në Maqedoni u shpreh se siguria e këtij lloji trafiku në Maqedoni është e lartë.

Sipas tij, me investimet e fundit që po i bëjnë Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura bëhet përpjekje që trafiku hekurudhorë në Maqedoni të jetë më i sigurtë në rajon e më gjërë.

Në kuadër të kësaj konference, Asani realizoi takime me shumë drejtor të kompanive hekurudhore evropiane dhe botërore përfshirë këtu edhe takimin me drejtorin e hekurudhave kosovare Agron Thaçin.
HM-Infrastruktura, pjesë e konferencës për siguri në trafikun hekuridhor
HM-Infrastruktura, pjesë e konferencës për siguri në trafikun hekuridhor
HM-Infrastruktura, pjesë e konferencës për siguri në trafikun hekuridhor

Publikuar: 15.09.2015 | 14:18
Lexuar: 611 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime