Kryesimi belg me BE-në sot zyrtarisht e prezantoi programin e vet. Zgjerimi është pika e pestë prioritare për Brukselin për gjashtë muajt e ardhshëm.
Kryesimi vijues belg me BE-në disponon me informata se kontesti për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë do të zgjidhet për disa javë. Këtë, siç transmeton Dojçe vele, e ka thënë sot ministri i Punëve të Jashtme i Belgjikës Stiven Vanekere, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se nëse nën kryesimin belg me BE-në do të parovohet rekomandimi për fillim të negociatave inkuadruese me Maqedoninë.
"Dje sërish kisha kontakte me njerëz të rëndësishëm nga sfera e punëve të jashtme, të gjithë e kanë të qartë se është i rëndësishëm diskrecioni në negociatat të cilat zhvillohen midis Greqisë dhe përfaqësuesve të IRJM-së që të mund të marrin vendim.
Por, duhet të jemi diskretë, kjo është diçka që do të duhet të zgjidhet gjatë javëve të ardhshme, nuk do të jap deklarata të cilat do të mund ta dëmtojnë procesin, por mendoj se do të gjendet zgjidhje", tha Vanakere.
Sot u distancua edhe kryeministri belg në largim Iv Leterm. Ai përkujtoi se për hapjen e negociatave me BE-në duhet të zgjidhet emri, por edhe të përmbushen kriteret e nevojshme. Theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së, por paraprakisht duhet t'i harmonizojnë legjislacionet e tyre me ato evropiane.
"Belgjika është e vetëdijshme se duhet të shfrytëzohet mundësia historike për integrim e vendeve nga Ballkani Perëndimor. Megjithatë, paraprakisht duhet të vlerësohet se nëse kriteret e Kopenhagës janë realizuar dhe se nëse të gjitha kushtet janë realizuar për filim të negociatave. Është e qartë se tani ende ekziston kontest me Greqinë, dhe kjo duhet të zgjidhet", tha Leterm.
Kryesimi belg me BE-në sot zyrtarisht e prezantoi programin e vet. Zgjerimi është pika e pestë prioritare për Brukselin për gjashtë muajt e ardhshëm.