Nga kabineti i presidentit kosovar Fatmir Sejdiu kumtojnë se pasdite në Prizren do të arrijnë presidentët e Malit të Zi dhe të Maqedonisë, Filip Vujanoviq dhe Gjorge Ivanov, të cilëve nesër do t'u bashkangjitet edhe presidenti shqiptar, Bamir Topi.
Takimi treditor i presidentëve të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë në Prizren
Takimi treditor i presidentëve të Kosovës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë fillon sot në qytetin kosovar Prizren, transmetoi televizioni malazez RTCG.
Nga kabineti i presidentit kosovar Fatmir Sejdiu kumtojnë se pasdite në Prizren do të arrijnë presidentët e Malit të Zi dhe të Maqedonisë, Filip Vujanoviq dhe Gjorge Ivanov, të cilëve nesër do t'u bashkangjitet edhe presidenti shqiptar, Bamir Topi.
Për nesër pasdite janë paraparë takime bilaterale të katër presidentëve, ndërsa pasdite ata do të kenë edhe takim të përbashkët. Në mbrëmje u planifikua konferencë e përbashkët për shtyp, të cilën mediat kosovare do ta transmetojnë drejtpërdrejtë, e pastaj katër presidentët do të bëjnë shëtitje nëpër Prizren.
Ky është takimi i tretë me radhë i presidentëve nga rajoni. I pari u organizua në qytetin shqiptar Vlorë, ndërsa i dyti në Ohër.